Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Duhej te provonim per 2-3, Shaqiri ok. Guarin i rendesishem, me Wolfsburg…”

Mancini: “Duhej te provonim per 2-3, Shaqiri ok. Guarin i rendesishem, me Wolfsburg…”
Bujar Berishaj

Dukej nje ndeshje e humbur. Per te tjeret, jo per ate. Sepse Roberto Mancini, ne nje moment, ka menduar qe mund edhe te fitohej ne San Paolo. Ne fund te ndeshjes me Napolin, tekniku zikalter ka folur per mikrofonat e Sky. Ja cfare ka thene:

Ju ka inspiruar penalltia e Icardit?
“Jo, nuk besoj. Besoj qe eshte fuqia e tij.”

Ju nuk keni shenuar kurre nje penallti te tille?
“Jo, as nuk e kam provuar kurre, absolutisht.”

Eshte nje rezultativ pozitiv apo negativ?
“Duke pasur parasysh qe luanim kunder nje skuadre te madhe mund te pesoni. Pesojme kur e kemi topin. Sipas meje ishim dy me zero. Ishim pak te pavemendshem. Edhe ne ndeshjen e Kupes se Italise kemi lene nje top per Higuain, ne nuk mund te pesojme gola te tille. Ne mesin e shume gjerave kjo eshte ajo qe na mungon. Kunder lojtareve te Napolit nuk eshte shume e lehte. Ndodh dhe eshte normale te pesosh gol me keta lojtar, dicka do te pesosh.”

Ju ka pelqyer Shaqiri?
“Me kane pelqyer te gjithe lojtaret sepse kane luajtur. Nese mbrohemi heret ose vone do marrim nje gol, nese luajme te pakten provojme te fitojme.”

Inter nuk me ka pelqyer per 70 minuta, por ne fund ka treguar karakter. Ishte gati e pamundshme per te barazuar. Gabim qe keni vendosur Shaqirin te luaj aty, si e perjetoni?
“E perjetoj shume mire. Futbolli eshte i bukur sepse secili e mendon ne menyren e tij. Por une jam trajner i Inter dhe i shoh gjerat qe lojtar i bejne gjate javes. Ne kerkojme te luajme. Ka marr 8-9 topa mes linjave, pastaj per nje gabim teknik ka humbur topin, mirepo luanim ne Napoli. Nese sulmon me te gjithe skuadren dhe ata perpara kane sulmues te tille atehere peson. Secili mund ta mendoj ne menyre te ndryshme. Mund te luaj ne te dy pozitat.”

Interi ka ndryshuar me hyrjen e Hernanes?
“Nuk e di sepse kur ti ben 2-1 menjehere pastaj kemi pasur raste tjera, mund te barazonim me D’Ambrosion. Por nese vjen ne Napoli dhe keni raste te ndryshme per gol pastaj ne fazen e mbrojtjes eshte e sigurt qe duhet te punojme.”

Me shume i shqetesuar nga kualiteti i Wolfsburg apo ‘aftesia’ e ekipit per te komplikuar gjerat?
“Kjo eshte e vertete, komplikojme gjerat. Ne duhet te punojme. Gjermanet jane shume te ngjashem me Napolin, udheheqin mire prapa dhe para kane lojtar te shpejte, nese u jep hapesire te vene ne veshtiresi. Pastaj ndoshta gjendet mundesia per te shenuar.”

Befasuese paraqitja e Santon, eshte shume me i pjekur pas eksperiences jashte vendit?
“Sipas meje ka qene ne veshtiresi ne pjesen e pare. Po kerkonte te nderrohej sepse ishte ne veshtiresi nga Mertens. Pastaj e kemi vendosur ne anen e Callejon dhe ka shkuar shume me mire. Kam bere une dy levizje per te ndryshuar ndeshjen? Ne pese minuta nga fundi duhej te kerkonim te fitonim 2-3, kemi shkuar prapa dhe u kemi lene hapesire. Ky rezultat mund te shkoj edhe mire, me pak fjale…”

Guarin sonte me i ngadalshem dhe me i matur?
“Sipas meje ka humbur 3-4 topa sepse ka dashur ta teproj, sipas meje. Por mua me ka pelqyer, per mua ai eshte i forte per ne. E dua si lojtar? Dua dike tjeter qe nuk eshte burre (qesh). Megjithate eshte nje lojtar qe nuk mund ta injorojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.