Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,898 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Duhet te provojme t’i fitojme te gjitha ndeshjet. Eder nuk diskutohet. Palacio, Ibra dhe Toure…”

Bujar Berishaj

Roberto Mancini ne konference per shtyp para Inter-Torinonje prej tete finaleve per skuadren e tij. Pas pushimit te ndeshjeve te kombetareve vjen koha per Serie A dhe javen e 31-te. Keto jane fjalet e teknikut italian:

E sheh skuadren te pjekur?
“Fitoret na kane ndihmuar, pa pushim do te ishte me mire por duhet te vazhdojme ashtu si ne javet e fundit. Optimizmi vjen nga tete ndeshjet e mbetura, Roma eshte ne avantazh por ka ndeshje te veshtira. Ne jemi prapa por nuk kemi tjeter zgjedhje dhe duhet te fitojme shume”.

Mund te jete frustruese duke ditur faktin qe duhet t’i fitoni te gjitha nese Roma nuk leshon pike? Ka me shume presion nese Roma fiton derbyn?
“Jemi prapa dhe duhet te shpresojme, ne duhet te fitojme shume nga tete ndeshjet dhe nese e bejme do te kemi mundesi te medha”.

Eder rrezikon te humb Italine?
“Nuk e di, duhet te flas Conte. Ai di te luaj, leviz, punon shume. Nuk ka qene shume me fat sepse ka ardhur ne nje moment te veshtire, ka pasur raste per te shenuar por nuk eshte nje problem, ka shenuar gjithmone dhe do te vazhdoj te shenoj. Shpresojme te shenoj nga tani e tutje, por si lojtar nuk diskutohet”.

Ne konference me heret sepse do te flisni me Thohir?
“Jo, vetem per ta bere me heret (qesh)”.

Nuk eshte e vertete qe Interi duhet te bej shitje te rendesishme?
“Nuk e di nese do te jete e nevojshme, por jemi Interi dhe duhet te kerkojme te permiresojme gjithmone skuadren. Te shohim cfare mund te behet”.

Nga nje seri pozitive ne nje negative, pastaj akoma pozitive. Nga cfare varet?
“Per me teper kemi leshuar pike ne disa ndeshje ku nuk e kemi merituar te humbim ose te barazojme, por ndodh. Tani shpresojme qe mund te rekuperojme ate qe kemi hedhur ne nje muaj e gjysme”.

Cfare ka ndryshuar tendencen ne ate periudhe negative?
“Te gjitha skuadrat kane pasur momente delikate, ne fillim kemi pasur veshtiresi per t’i mbyllur disa ndeshje. Ishte normale qe pastaj kemi bere mire perseri, skuadra ka treguar qe eshte e mire ne 4 muaj, duhej te dilte nga ai moment”.

Cilat jane veshtiresite kunder Torinos?
“Nuk eshte asnjehere nje ndeshje e lehte, eshte nje skuader qe ve ne veshtiresi te gjithe edhe ne nje moment jo te mire si sot. Ka lojtar dhe trajner te mire”/

Pret me shume perqendrim ne mbrojtje?
“Mbrojtja ben ate qe mundet, ne Roma ka bere shume mire por pastaj jemi mbyllur shume. Nese bejme si ne fillim, duke qene solid, do te ishte perfekte. Shpresoj qe mund te kthehemi ashtu”.

Keni kalendar me te lehte se Roma apo jo?
“Me duket se kemi 4-5 kundershtare te njejte, por nuk besoj se do te jete shume e rendesishme kjo ceshtje. Nuk kemi shume zgjedhje vecse t’i fitojme pothuajse te gjitha ndeshjet”.

Cfare do t’i kerkosh Thohirit per vitin e ardhshem?
“Asgje, une besoj qe perqendrimi duhet te jete vetem tek ndeshjet e undit per te arritur objektivin e sezonit. Pastaj te shohim cfare mund te behet, cilet do te jene objektivat dhe mundesite per te permiresuar skuadren”.

Ventura mund te jete nje trajner i mire per Italiane?
“Sigurisht qe po”.

Zenga thoshte qe ka perdorur Eder para portes sepse shenonte. Mendon qe duke pare se luan per skuadren gabojme nese presim shume gola?
“Nuk besoj qe Eder te jete nje lojtar qe shenon 25 gol si sulmues pyke, ka tjera kualitete dhe punon shume. Ndonjehere vjen tek porta i lodhur, por mund te garantoj 12-15 gola si sulmues i dyte. Nuk ka qene shume me fat sepse ka ardhur ne nje moment te veshtire por te luash te Inter nuk eshte e thjeshte, duhet kohe per t’u ambientuar. Por nuk ka asgje per t’u penduar, me 3-4 gola do te ishte perfekt. Gjykimi yne nuk ndryshon”.

Permbysja me e bukur ne karriere Cfare fjale perdorje me ata qe te rrinin afer?
“Mendoj se duhet te mendosh ta besh gjithmone, edhe ne momentet me te veshtira. Perderisa ka pike ne dispozicion duhet te besojme, mjafton qe ata perpara te gabojne dy ndeshje dhe ja, jemi aty. Por kur kerkon te rekuperosh nuk mund te gabosh as ti, Roma vjen nga shume fitore dhe duke llogaritur mundesite ndoshta mund te humb disa here”.

Cfare di te jap Palacio me shume se tjeret?
“Na ka munguar ne Rome, me ate dhe Mauron ndoshta do te fitonim sepse kur duhej te mbyllnim ndeshjen nuk e kemi bere. Rodrigo eshte ekspert, di te leviz, ve mbrojtjen kundershtare nen presion dhe leviz shume mire. Mund te jete vendimtar ne tete ndeshjet e fundit”.

Trendi i te pesuarit gol ne minutat e fundit, si ndodh?
“Besoj qe problemi me i madh eshte qe nuk i mbyllim ndeshjet me heret, eshte e qarte qe ne disa momente fiton sic ka ndodhur ne fillim, por ne tjera momente nuk ndodh dhe te shenojne gol. Nese ia dalim te shenojme disa gola si me Palermon dhe Bolognan atehere fundi do te jete me i qete edhe sepse nje gol mund ta pesosh gjithmone. Nese je Bayeern ose Barcelona e kontrollon lojen me mire, por nese jemi ne qe shkojme ne Roma atehere ndodh qe je nen presion. Kane shenuar ne rastin me pak te rrezikshem, jemi mbrojtur mjaftueshem mire”.

Inbrahimovic mund te jete interesant per Interin?
“Nuk jam i bindur qe largohet nga Parisi, nuk e ka thene kurre dhe eshte duke bere shume mire. Ai eshte nje profil qe i pershtatet te gjitha skuadrave, nuk besoj qe ekziston nje skuader qe nuk deshiron ta marr”.

Nese Thohir ju pyet te zgjidhni mes Toure dhe Ibra?
“Nuk besoj qe do te me pyes (qesh). Veshtire qe ndodh”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.