Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,027 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Fitore e merituar. Icardi? Shume mire, por duhet te festoje!”

Mancini: “Fitore e merituar. Icardi? Shume mire, por duhet te festoje!”
Xhorxh Gellci

“Kur fiton, gjerat jane ndryshe, por edhe me Napolin dhe Sassuolon nuk kemi luajtur keq. Vetem ne Empoli kemi luajtur dobet. Megjithate, sot kemi bere nje paraqitje te shkelqyer.” Roberto Mancini flet keshtu pas ndeshjes te fituar 3-0 kunder Palermos. “Tani gjerat po fillojne te ecin, duhet te vazhdojme keshtu. Mos festimi i Icardit? Jam i mendimit qe pas nje goli duhet te festohet gjithmone, sepse goli eshte finalizuesi ne nje ndeshje futbolli. Por besoj se nuk eshte ndonje episod i rendesishem, e rendesishme eshte qe ka shenuar. Jemi permiresuar, lojtaret kane treguar shume ne stervitje edhe me pare, dhe me vinte keq qe piket nuk vinin.”

Ndonje rrezik i tepert per te krijuar loje gjithmone qe mbrapa: si ka mundesi?
“Ne rastin e Palermos, ka gabuar Dodò. Por edhe ne Napoli, kemi pesuar 5 kundersulme me 5 pasime gabim. Nuk duhet te ndodhe, Dodo nuk duhet ta beje me ate gabim. Asnje, jo vetem ai.”

Mbi Guarin?
“Guarin ka luajtur mire edhe ne mesfushen me dy. Ndonje here eshte kokeforte, por eshte shume i zoti, mund te luaje gjithmone mire. Nuk ka patur asnjehere probleme te medha.”

Lojtari qe luan me mbrapa ne mesfushe, cfare karakteristika duhet te kete?
“Medel eshte perfekt, sepse mbulon shume mire dhe di te luaje me topin. Na pershtatet shume.”

Brozovic gjithmone me mire.
“Te gjithe kane nevoje te ambjentohen dhe nuk eshte akoma ne maksimum. Por ka shume kualitet dhe jemi te kenaqur qe luan per ne. Luan me nje ose dy prekje dhe di te futet shume mire ne zone.”

Mesfusha me tre (si sot) lejon edhe tre sulmuesit qe te jene me te levizshem. Do te vazhdosh keshtu?
“Besoj se me shume rendesi ka sjellja ne fushe. Ndoshta me tre jemi me te mbuluar mbrapa dhe kemi me shume zgjidhje, por kemi luajtur mire edhe me 4-2-3-1.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.