Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,619 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Inter gjithmone ne mesin e klubeve me te mira, po rindertohemi dhe jemi ne rrugen e duhur. Jam optimist dhe…”

Bujar Berishaj

Roberto Mancini, i intervistuar per mikrofonat e Reuters ben nje analize per momentin e Serie A:

“Serie A eshte rritur ne 3-4 vitet e fundit. Por nuk eshte akoma ne nivelin e Anglise, Spanjes dhe Gjermanise. Pastaj eshte e veshtire te luash me rrjedhshem kur arbitrat fishkellojne vazhdimisht Kur shikojme ndeshjet e Premier League shohim qe arbitrat fishkellojne ndoshta 10 here brenda ndeshjes, mendojme qe eshte e pamundur per ta te vrapojne kaq shume”.

Mancini gjithashtu thekson se si skuadrat e vogla mbrohen me shume: “Taktika ne Itali eshte ndryshe. Per shume skuadra, e rendesishme eshte te mos humbesh: keshtu mbyllen ne mbrojtje Nuk ka hapesira si ne Angli ku te gjithe luajne te njejtin futboll, te shpejte, te forte… Ne Itali mund te shkarkohesh nese humb 3-4 ndeshje, mund t;i ndodh secilit. Mendoj qe ne kete sezon jane ndryshuar 15 trajner”.

Mancini ne fund flet edhe per planet sezonale te Interit: “E prisja te luftonim per vendin e trete. Ka 3-4 skuadra me te mira sesa skuadra jone sepse luajne se bashku prej vitesh. Jemi duke u rindertuar, nuk jam i zemeruar. Jam optimist, Inter eshte nje prej klubeve me te mira. Jemi nje skuader e mire, te rinje, duhet te permiresohemi por jemi ne rrugen e duhur. Icardi? E di se cfare mendoj per te, eshte nje prej sulmuesve me te mire ne Itali. I ri, duhet te punoj per t’u permiresuar. Por kur ka respekt mes njerzve, s’ka probleme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.