Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,797 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Inter, nje baze e rendesishme. Te mos nencmohet puna ime. Yaya Toure dhe Ibra…”

Mancini: “Inter, nje baze e rendesishme. Te mos nencmohet puna ime. Yaya Toure dhe Ibra…”
Bujar Berishaj

Kthehet te flas Roberto Mancini dhe e ben ne nje interviste te gjate per Corriere dello Sport, duke nisur nga ku e ka lene, pra aventuren e tij te dyte te Interi:

“Nuk dua te kem keqardhje ose te them sot qe kam bere keq dhe ta pranoj. Ishte nje sfide e rendesishme, jam i bindur qe s’kam gabuar qe jam kthyer ne Milano. Per fat te keq nuk kam permbyllur misionin por mbetet nje eksperience pozitive. Jane bere hapa para shume te rendesishem, sot ekziston nje skuader baze qe me pare nuk ishte. Ja, me vjen keq qe nuk e kam permbyllur punen sic kam bere me pare”.

Nje divorc i befasishem: te dielen ne mengjes vjen oferta per rinovim per 3 vite nga Kina, ne mbremje firmosni zgjidhjen e kontrates dhe largoheni.
“Kemi shtrenguar duart, si miq te mire. Raportet mbeten te mira dhe nuk kam arsye te kem mlef ndaj klubit zikalter, sic emndoj qe ata nuk kane kunder meje. Zgjidhja e kontrates ka qene konsesuale, nuk kemi arritur te gjejme te njejten rruge per te arritur objektivat qe Interi duhet t’i kete gjithmone para: Skudeton dhe Championsin. Do te mbetem, natyrisht, nje tifoz zikalter”.

Thuhet qe ju nuk e keni bere mire pregaditjen sepse e dini qe do te largoheshit.
“Marrezira, eshte e vetmja gje te ciles dua t’i pergjigjem. I fundit qe ka thene kete eshte Gullit. Ishte xheloz si lojtar, eshte edhe tani qe nuk ben asgje. Cfare di ai per te folur per punen e nje kolegu? Te Interi i kane te gjitha te dhenat e punes se bere gjate pregaditjes, jemi ne nje epoke moderne. Ekzistojne gpsd, kompjuterat, une kam nje staff me profesionist serioz, askush nuk mund te nencmoj planin tone. Ka te dhena, numra, eshte gjithcka e regjistruar. Nuk ekziston, per te qartesuar gjerat, nje skuader e gatshme me 20gusht. Duhen 6 apo 7 ndeshje, te themi muaji shtator per te qene ne top forme. Dhe kjo vlen per te gjithe. Fundi i diskursit dhe i nje polemike”.

Nese do te kishit transferuar Yaya Toure ndoshta nuk do te ishit larguar.
“Nuk fshihem. Yaya ishte nje prej lojtareve qe kisha si objektiv. Ishim afer transferimit te tij me preidentin Thohir nje vit me pare, pastaj ai preferoi qe te mos e tradhetoj Cityn ku e kisha sjellur une. Toure, si Ibrahimovic, eshte nje prej atyre lojtareve qe bejne diferencen, mund te spostojne te vetem perfundimin e nje kampionati. Ashtu si Messi e Ronaldo. Sot Juve eshte e nje tjeter planeti, ne te gjitha pikepamjet. Por nese nje klub do te kishte transferuar Ibran ose Toure, ose te dy atehere do te luftonin per titullin. Jam i sigurt. Nuk flas vetem per Interin, flas per Milanin, Napolin, Romen, Fiorentinen… Ekipet e medha me pak fjale”.

Allegri ka edhe Dybalan.
“Kam provuar qe ta sjell te Inter por ai zgjodhi Juven. Nje kampion, nje lojtar qe mund t’i afrohet Messit”.

Kush pas Juves?
“Napoli, Roma, Interi dhe Milani, me Fiorentinen e Lazion qe mund te krijojne probleme. Kane te rinj shume interesant. De Laurentiis ka investuar 90 milionet e Higuain ne talente te rendesishem. Do i vjel frutat e ketij investimi me kohe”.

Nga ku mendoni te riniseni?
“Pres nje projekt serioz, nuk e kam me nxitim. Ndonjehere pushimi te ben mire. Italia apo jashte Italie? Nuk kam perjashtime, te punosh ne Angli eshte fantastike. Premier mbetet maksimumi”.

Ka dicka qe doni te ndryshoni nga eksperienca e dyte me Interin?
“Ndoshta muaji i janarit, ai ne te cilin Interi ka pasur nje black out total. Fatkeqsisht kur hap nje cikel mund te ndodh. Nese ndonje prej atyre humbjeve te ishte barazim, me shume mundesi do te ishim ne duke bere play-off e Champions dhe jo Roma. Edhe ne 2004 ishim nisur me hapa te vogel dhe pastaj kemi kaluar ne maje per te qendruar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.