Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,860 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Inter se shpejti per skudeto! Toure eshte nje top player: do te provoj ta marr”

Mancini: “Inter se shpejti per skudeto! Toure eshte nje top player: do te provoj ta marr”
Bujar Berishaj

“Shpresoj qe futbolli i Milanos te shkoj mire, te kenaq njerzit. Milano meriton te jete gjithmone ne krye. Dhe nese Milan ben nje skuader te madhe, edhe Inter do te jete i madh: do te terheqin njera tjetren, pertej botekuptimit te ngushte.”

Flet keshtu Roberto Mancini, i intervistuar ekskluzivisht nga Il Giornale. “Veshtiresi te ndryshme. Inzaghi per shkak te pervojes. Une kam marr nje skuader ne gjysme te sezonit: nuk eshte kurre e thjeshte. Duhet kohe dhe durim. Por jam i kenaqur: mungojne 5-6 pike. Kjo po.”

Inter me zhgenjyes sesa pritej…
“Mund te zbritet edhe me poshte. Por, edhe mund te ngjitet edhe me larte. Ne jemi ne mes, por rruga eshte e duhura. Jam i kenaqur edhe me dy paraqitjet e fundit kunder Sampdoria dhe Torino. Mungojne piket e humbura ne shtepi. Por ky eshte futbollit.”

Jeni duke u perforcuar: kerkoni nje mbrojtes. Cassano?
“Kerkojme lojtar qe mund te luajne ne Europe. Jo, Cassano jo. Deri dje nuk e dija qe kishte nderprere kontraten. Jo, nuk kemi folru kurre.”

Interit i jane bere tre akuza: mbrojtes me reflekse te varfera, lojtar teknik qe nuk tregojne lidership, sulmues te sherbyer keq.
“Pakujdesia kunder Torinos nuk duhet te ndodh me. Golat tjere jane frut i menyres se te mbrojturit me 5 lojtar: pasoja te ndryshimit te modulit, mungonte gjithmone nje. Pas 3-4 muajsh nuk duhet gabuar me. Duhet te permiresojme shume tekniken. Te tregojme lidershipin e vertete ne fushe. Sulmuesit duhet te levizin mire, te jetojne per golin, te jene agresiv. E them kete edhe per Kovacic: duhet te jete decisiv, lojtaret e mire qe kane 20 vjec jane.”

Thohir thote qe kualifikimi ne Champions nuk eshte thelbesor: e dobishme per ceshtjen apo jo?
“Mire, por Interi eshte Inter. Keshtu qe punojme per Championsin, por edhe me shume. Nese shkon keq, do te konstruktojme  skuadren per vitin tjeter. Do te synojme skudeton, sepse do te jemi gati. Shoh gjera te mira, qe tjeret nuk i shohin. Dhe kur permbysjet duken te pamundshme ndonjehere ndodhin. Kam fituar titullin me Cityn ne minuten e 94 ne ndeshjen e fundit ne kampionat, pasi kishim rekuperuar 8 pike ndaj United.”

Kush e di sa ju mungon vera e ofruar nga Ferguson…
“Ishte e mire dhe me kujton suksesin ne Old Trafford. Ketu nuk perdoret. Imagjinoni: ishte e lodhshme per t’i dhene doren ne fund te ndeshjes. Nje kulture te dehurish.”

Ja, per shembull, ka nga ata qe ankohen per karakterin e Thohir: shume i qete, nuk shqetesohet kurre.
“Sepse ne jemi te shqetesuar, te zemeruar. Ai synon nje tjeter menyre te jetuarit: si anglo-saksonet. Me vjen keq vetem per te dielen: kishim ri-krijuar entuziazmin, edhe per blerjet e bera. Nuk duhej te ndodhte.”

Thohir kupton me shume nga basketbolli sesa futbolli: nje avantazh?
“Une e kuptoj basketbollin, nuk e di per ate (qesh). Por besoj se kupton nga futbolli. Kur me flet per formacionet, e ben me logjike. Eshte e drejte qe flasim.”

Mancini kujton ate komunikate lamtumire te Interit: «Per disa deklarata te bera kohet e fundit…». Si e ke harruar?Per disa deklarata te bera kohet e fundit
“Ishte nje keqardhje e madhe, nje histori e shemtuar sepse ishin te gjitha genjeshtra. Megjithate nuk besoj qe eshte me ketu ai qe ka bere komunikaten. I thash vetes: duhet te dish te falesh.”

Sot eshte nje tjeter Inter. Mancini deshironte Touren kushtonte pak. Do te zgjaste?
“Yaya eshte nje nga lojtaret me te mire ne bote. Do te jete akoma. Ka qene ne shume skuadra. Belgjike, Rusi, Spanje, Angli. I mungon Italia. Mund te jete rasti i duhur per te ardhur dhe per ta provuar.”

Sot duhet trajner me pedigre per te bindur lojtaret?
“Ka skuadra te medha, si Inter. Por tek City duhen djerse per te bindur Toure apo Silva. Manchester nuk ishte nje ekip i madh, ishte ne rritje. Me Silvan ka marr nje muaj kohe dhe kete here ka qene e vehtire me Shaqirin.”

Tani jeni perforcuar me 3 lojtar, jo pak.
“Jemi duke u ndertuar. Por jane lojtaret qe nderrojne fytyren e skuadres. Yaya eshte nje nga keta. Vitin e ardhshem mund te provojme: blejme tre kampione dhe do te shihni se do te jemi gati per te luftuar per skudeton.”

Do te mbani Icardin?
“Varet nga situatat. Nese cmendet dhe shenon tre gola ne nje ndeshje, nese Guarin behet me i miri ne Itali… ne te vertete, shpresoj qe Icardi te shenoj tre gola dhe te jete gjithmone decisiv.”

Keni kaluar nga Tevez tek Aguero, tek Drogba. Tani Icardi…
“Shtoni edhe Dzeko e Burak. Icardi eshte i ri dhe ka kualitete. Por duhet te permiresohet shume. Me kujton situatat e Balotellit dhe Adrianos, qe per nje arsye ose tjeter, kane humbur. Nuk mjafton vetem kualiteti. Ai duhet te jetoj per familjen dhe punen, por te punoj shume.”

Nga Balotelli tek Osvaldo…
“Duket se une terheq situata te caktuara? Me Marion kujtoj vetem gjera te bukura, kemi fituar kampionatin ne Itali dhe Angli. Disa ”luftera” bejne pjese ne jeten e perditshme. Me Osvaldon me vjen keq me te vertete. Kane qene keq tre dite. Eshte nje lojtar i mire dhe nuk e kuptoj pse ka ndodhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.