Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,961 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Inter, tani kthehemi per te fituar! Cerci? Mundesi te medha. Sa i perket Lavezzit them…”

Mancini: “Inter, tani kthehemi per te fituar! Cerci? Mundesi te medha. Sa i perket Lavezzit them…”
Bujar Berishaj

Flet Roberto Mancini, dhe e ben per Gazzetta dello Sport ne prag te Krishtlindjeve. Ai flet per vendin e trete, merkaton Champions League etj. “Nese arrijme ne Champions, une besoj forte, do te shkoj tek Katedralja e Santiago de Compostela. Me biciklete”, thote Mancio, me karikimin e tij te zakonshem.

Mancini deshironi te rimerrni te gjitha ato qe keni marr 10 vite me pare?
“Po. Duhet kohe, pune, planifikim dhe kujdes. Duhet te kthehemi te fitojme. Mendoj keshtu dhe e perserise.”

Pengesat me te medha?
“Skuadrat tjera, qe luajne se bashku prej vitesh. Juve, Roma, pastaj Milan dhe Napoli po permiresohet.”

Dhe pengesat… ne shtepi?nje
“Eshte e drejte te theksoj dicka: te marr nje skuader ne mes te sezonit nuk eshte kurre e lehte. Ngadale duhet te njohesh situaten, lojtaret, gjendjen e secilit. Ne krahasim me 10 vite me pare eshte gjithcka tjeter pervec e thjeshte sepse atehere ishte nje ekip qe tashme fitonte, dinin si ta benin. Por keta djem kane mesuar menjehere: ne shume vite te karrieres sime nuk kam hasur kurre ne nje ekip si ky tani qe meson me kaq pak dite ne dispozicion.”

Duke thene kete, ja gabimet e mbrojtes.
“Ka ndodhur edhe me Lazion, por rimekembja ka qene shume e bukur: kjo skuader ka karakter. Eshte duke u rritur edhe me gabime.”

Duhet merkato, por fair play financiar eshte nje ”pengese”?
“Per ate cfare mund te bej, shoqeria me ka dhene disponueshmeri te plote: nje ndenje e bukur.”

Kemi ardhur ne pike. Cerci ne pole position?
“Lojtar i forte dhe i rendesishem, mendoj se e kam kuptuar (qesh) qe deshiron te kthehet ne Itali. Duhet pak fat… Krahu i sulmit eshte nje objektiv pastaj te shohim si do te zhvillohet merkato e janarit. Duhet te shikojme kush nuk luan, kush nuk eshte i motivuar dhe eshte i palumtur aty ku ndodhet. Cerci ka veshtiresi ne Madrid, nuk luan, por nese Atletico e ka marr ndoshta ka nje projekt rreth tij. Sa jane mundesite per ta marr? Jemi pas tij prej kohesh. Te themi te medha, e themi planin.”

Lavezzi?
“Ne futboll mund te ndodh gjithcka. Eshte nje lojtar i madh, e njeh Serie A por eshte lojtar i PSG. Ne qershor? Kush e di (qesh).”

Salah?
“Lojtar i ri dhe interesant.”

Perisic ju pelqen apo jo?
“Po. Nje lojtar i mire, profil i duhur: nuk eshte e lehte te arrijme tek ai.”

Mesfusha: Lucas Leiva? Capoue?
“Braziliani eshte gjithmone nje lojtar i madh,  eksperienca e tij do te ishte e nevojshme. Por eshte gjithmone nje lojtar i Liverpool, te shohim… Klubet nuk dorezohen kaq lehte.”

Mund te ndodh qe te kete shitje per te arritur tek ndoje blerje?
“Po, ne futboll mund te ndodhin: ndoshta me nje shitje te rendesishme mund te blesh lojtar qe krijojne nje baze per te ardhmen, te rinj ose jo.”

Objektivat e menjehershem jane: marrja e nje lojtari deri me 6 janar per ta mbajtur pastaj ne qershor?
“Idea eshte kjo.”

Si eshte situata e Guarin?
“Fredy ka shume kualitete, dhe ate anarki qe ka veshur mund ta humb vetem duke punuar.”

Mancini, disa kane hipotezuar nje klauzole ne kontraten tuaj. Largim nese nuk arrihet Champions League.
“Nuk e kam bere kurre. Nuk ekziston asnje klauzole. Dhe nese nuk futemi ne Champions nuk eshte ndonje drame. Do te provojme perseri. Do ta bejme te munduren dhe te pamunduren per ta arritur.”

Nje urim Krishtlindjesh per Balotellin. Perse, rreth tij, duket qe ka gjithmone e me shume njerez qe e shmangun?
“Mendoj qe Mario duhet te kaloj Krishtlindje te mira, dhe te rikthehet si ka qene. Nese kthehet te jete i forte si me pare, heret ose vone do e doja. Varet nga ai.”

Kovacic nuk te jep idene… per ta larguar.
“Eshte nje djalosh i vertete dhe lojtar shume i mire. Cfare dua nga ai? Te luaj futboll dhe te ndjek rrugen e rritjes natyrale, si njeri dhe fizikisht.”

Nuk ka lojtar qe nuk thote: “Mancini na ka ndryshuar mentalitetin”
“Iu zbuloj kete: kur kam shkuar tek Manchester City kemi pasur kusherinje te zhurmshem. Bolingbroke mund ta konfirmoj… Ne Olf Trafford tifozet e tyre shfaqnin gjithmone nje baner, e benin cdo sezon, me vitet qe nuk fitonim asgje, 36 vite pa fituar asgje, pastaj 37. Ne 2009 kur kam shkuar kemi qene ne vendin e 7-te. Atehere i them djemve dhe shoqerise: “Duhet ta zhdukim ate baner” . Kemi fituar kupa, kampionate dhe kemi ndryshuar hierarkine ne Manchester. Ketu tek Inter mund te behet e njejta gje.”

Fjalimi i pare ne drejtim te skuadres: “Vleni sa une”.
“Kam thene: – ju vleni me shume se une -. Keshtu.”

Mund te thoni se do e leshonit kete Inter vetem per kombetaren?
“Nuk e di, ne futboll shpesh ndodhin gjera te papritura. Une nuk e kam menduar qe do te jem ketu, dhe ja ku jam 10 vite me vone. Ishte sikur te gjesh nje dashuri, apo shtepine. Duke thene kete, nese te ardhmen do te arrij te azzurret do te ishte nje nder.”

Ne ato dite nga e marte, 11 nentor dhe kur pa pasur nje po te enjten, 13 nentor, cfare ka ndodhur? Cfare oresh kane qene?
“Momente te bukura, intensive, te marten kam thene ”do te flasim” pastaj kame thene po. Gjithcka eshte zgjidhur ne tre dite, por me eshte dukur nje muaj: ore te gjata, qe nuk kalonin, por te bukura.”

Cfare iu ka premtuar Thohir qe iu ka bere te thoni po?
“Gjeja e pare qe me kane then ka qene: “Shiko, nuk kemi ndonje para, por te duam.” Une? Nuk kam besuar, per faktin e… parave, dhe kam thene po: sepse dashuria qe me lidh me kete klub eshte e madhe, idea per tu perballur me dicka te veshtire me ka ngacmuar, pastaj, kur vjen tek Inter, eshte Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.