Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,950 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Javë thelbësore për Europa League. Kovacic i jashtëzakonshëm, Icardi sulmues i madh. Mbrojtja e mirë”

Mancini: “Javë thelbësore për Europa League. Kovacic i jashtëzakonshëm, Icardi sulmues i madh. Mbrojtja e mirë”
Rinor Sopaj

Një paraqitje e mirë më në fund, një rezultat i mirë kundër një skuadre që gjendet lartë në klasifikim. Interi fiton dhe vazhdon të jetë në garë si “outsider” për kualifikim në Europa League. Roberto Mancini paraqitet përpara mikrofonëve të Sky Sport dhe komenton ndeshjen kundër Romas: “Ishte një ndeshje e mirë kundër Romas, një nga skuadrat më të forta të kampionatit. Djemtë e mi kanë luajtur dhe vuajtur, romakët kanë kualitet por në fund fituam ne. Roma e ka filluar me një formacion sulmues, pastaj kemi bërë një lojë të hapur, ka qenë një ndeshje e bukur”. Pastaj analizohen momentet vendimtare të ndeshjes dhe Mancini nuk ka dyshime për t’i dalluar ata të cilët ia ndërruan fytyrën ndeshjes: “Shaqiri, Podolski dhe Kovacic kanë hyrë shkëlqyeshëm, i kanë dhënë skuadrës një marshim tjetër dhe e kanë kthyer ndeshjen. Mbi të gjithë Mateo ka qenë i jashtëzakonshëm, ky është qëndrimi i duhur. Ai mund të luaj kudo nëse futet në fushë kështu”. Një miratim vije edhe për Mauro Icardin, shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit me shtatëmbëdhjetë gola të shënuara: “Mauro tashmë është një sulmues i madh, por mund të përmirësohet akoma më shumë. Ka aq shumë raste, por nuk ka frikë të gaboj dhe kjo është një karakteristikë e bukur. Edhe nëse e humbet një gol të lehtë, mirëpo pastaj angazhohet shumë dhe shënon. Sic bëri sot”. Trajneri zikaltër flet edhe për repartin defansiv, me në krye dyshen Ranocchia – Vidic që është përmirësuar dukshëm në kohët e fundit: “Por Ranocchia dhe Vidic janë përmirësuar shumë, ashtu sic janë përmirësuar të gjithë lojtarët e repartit defansiv. E vetmja kritikë që duhet t’ia them skuadrës është ajo që kanë humbur shumë topa dhe këtu duhet të përmirësohemi, mbi të gjitha nëse duam të luajmë me topin në tokë dhe me ritëm”. Në fund, një koment për Evropën: “Evropa? Jemi larg vetëm katër pikë, ato të cilat i kemi humbur kundër Parmas dhe Cesenas. Por këtë javë do të jenë tri ndeshje thelbësore”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.