Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

749 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Juve-Inter? Ja kush mund ta zgjidhe kete ndeshje tek Interi. Per Zaniolo ju them se…”

Mancini: “Juve-Inter? Ja kush mund ta zgjidhe kete ndeshje tek Interi. Per Zaniolo ju them se…”
Ardis
  • On 04/12/2018, 20:38

Ne pankinen zikalter ato emocioni i ka perjetuar si protagonist, Roberto Mancini. Trajneri aktuali kombetares italiane, ne vitet kur sterviste Interin, ka luftuar shume ndeshje kunder Juventus-it.

Tashme trajneri i kombetares italiane do te mund te shijoje ndeshjen e madhe ne Allianz Stadium i ulur ne poltron, si spektator i jashtem por gjithsesi i perfshire emocionalisht. I intervistuar nga Sky Sport, Mancini ka shprehur ndjesite e tij ne prag te kesaj ndeshjeje te madhe:

JUVENTUS – INTER – “Me siguri do te jete nje ndeshje e bukur, sepse Juventus dhe Inter jane dy skuadra te medha, plot me lojtare te medhenj. Me pas, ne menyre te qarte, ne fantazine e tifozeve ata qe do te zgjidhin ndeshjen  nga njera ane do te jete Cristiano Ronaldo dhe nga ana tjeter Mauro Icardi”.

“Me shume mundesi mund te jete edhe keshtu. Kur ka ndeshje te tilla, ka shume pak per te thene, lojtaret jane te perqendruar dhe e dine se cfare do te bejne. Eshte puna e tyre dhe dine sesi ta bejne ne fushe”.

“A do te jem ne stadium? Te shikojme. Kush do e fitoje sfiden midis CR7 dhe Icardit? Nuk e di, eshte nje ndeshje e hapur ndaj cdo lloj rezultati. Juventusi po ecen shume mire, Interi eshte ne rritje. Nese do te fitonin bardhezinjte per Interin behet shume e veshtire, por Napoli eshte aty dhe kampionati eshte i gjate”.

TOPI I ARTE – “Topi i Arte, Modric? CR7 ka fituar Champions League, Luka ka bere nje Boteror madheshtor dhe gjithashtu ka fituar Champions-in, mbase eshte me e drejte ne kete menyre, mbas kaq vitesh dominim te Messi-t dhe Cristiano-s”.

ZANIOLO – “Kam pare nje lojtar me fizik dhe kualitet, sallaks si askush tjeter. E kam grumbulluar per ta pare nga afer dhe nuk me ka zhgenjyer, duke pare edhe performancat e mira te tij. Eshte i ri, por ka kualitete shume te mira. Mund te behet nje mesfushor i mire”.

VAR – “Duke qene se e kemi ne zoterim nje teknologji te tille, nuk duhet te krijoje probleme, duhet te perdoret”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.