Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,367 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini ka marrë PO-në e Dybalas: Me Icardin dhe Shaqirin treshja e ëndërrave për skudeton.

Mancini ka marrë PO-në e Dybalas: Me Icardin dhe Shaqirin treshja e ëndërrave për skudeton.
Rinor Sopaj

Nga fjalët tek faktet. Mancini i ka kërkuar presidentit Thohir që të bëjë një sforcim dhe të gjejë një mënyrë që ta sjell në Milano, Dybalan, dhe shoqëria zikaltër, sipas Corriere dello Sport, tashmë ka kontaktuar me Pierpaolo Triulzi, agjenti i argjentinasit, i cili tashmë vec e kishte dhënë PO-në e lojtarit për një transferim të mundshëm në Milano. Asgjë nuk është vendosur, sepse në Itali konkurrenca e Juventusit është e fortë, por Ausilio ka marrë konfirmimin, se nëse ndonjë skuadër tjetër e arrinë marrëveshjen me Palermon më përpara, lojtarit do t’i duhet ta refuzojë transferimin në zikaltër.

Diferencën mund ta bëj përsëri Mancini. Sic ndodhi në janar me Shaqirin dhe Podolskin, trajneri zikaltër mund ta bind edhe argjentinasin. Dybala, e konsideron Mancinin një trajner të madh që di t’i vlerësoj të rinjtë dhe tashmë edhe trajneri e ka bërë të qartë se e konsideron si sulmuesin e përsosur për formacionin e tij dhe se gjithashtu do të bënte një dyshë sulmi të frikshme me Icardin. Sipas Mancios këta të dy, së bashku me Shaqirin pas shpinës së tyre, do ta formonin sulmin…e skudetos. Paulos i pëlqen Milano dhe i pëlqen ideja që të jetë pjesë e një projekti si ky i klubit zikaltër, që Thohir e ka në mendje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.