Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,783 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Kemi bere pak, duhet kohe. Nuk mund vetem te gjuajme topin! Duhet personalitet qe nga mbrojtja”

Mancini: “Kemi bere pak, duhet kohe. Nuk mund vetem te gjuajme topin! Duhet personalitet qe nga mbrojtja”
Bujar Berishaj

Roberto Mancini e komenton per Sky barazimin 0-0 ne Carlo Castellani. Nje hap prapa? “Po, eshte e vertete. Kemi krijuar pak dhe kemi qene shume te ”ngurte”, te frikesuar ne fillim. Ishim ne veshtiresi edhe sepse kemi luajtur shume pak nga prapa.”

Eshte edhe nje ceshtje personaliteti?
“Mendoj se duhet pak kohe, nuk mjafton ne ndeshje. E kam thene edhe herave tjera. Sot ishte e rendesishme te fitojme, por e kemi ditur qe do ishte e veshtire. Kemi bere pak.”

Cfare mund te na thoni per individet?
“Te gjithe duhet te bejme dicka me shume. Duhet te fillojme te krijojme aksionin nga prapa, pa frike, me kurajo edhe duke rrezikuar. Jemi Interi: nuk mund vetem te gjuajme topin. Bejme gjera te mira dhe gjera me pak te mira. Me kater lojtar me karakteristika sulmuese duhet te kishim bere me shume. Ndonjehere mbajme topin shume me sulmuesit dhe nuk sherben asgje ne fund. Duhet thellesia.”

Ka pasur gabime ne nivel teknik?
“Duhet te permiresohemi edhe ne kete. Kur flas per kurajon, nenkuptoj kete: nese aksioni niset mire, mund edhe te finalizohet. Personalitetin qe e kemi si vendas duhet ta kemi edhe jashte, ashtu sic ka ndodhur ne pjesen e dyte kunder Juventus.”

Jeni i shqetesuar nga gjendja fizike?
“Kjo eshte gjithmone nje fushe e veshtire, luajne mire dhe vrapojne shume. Ne nivel fizik jemi permisuar pak, por ndonje eshte akoma prapa.”

Vendi i trete: ndjesi pozitive?
“E rendesishme eshte vazhdimesia, mjaftojne disa fitore per te zbutur epersine e pikeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.