
Mancini: “Kishim ne dore Dybala, por cfare gabimi nga Interi…”
Ish-tranjer i Interit, Roberto Mancini, qe tek zikalterit ka perjetuar dy momente te ndryshme te karrieres se tij ka folur per eksperiencen e fundit tek zikalterit ne mikrofonat e Sky Sport.
Mancio ka folur per periudhen kur ka drejtuar Interin dhe zikalterit kane qene ne tratativa per Dybala.
Ja fjalet e teknikut italian:
“Interi ishte nje skuader qe po ndertohej prej vitesh, nuk kishte arritur te fitonte dot as me Ronaldon, lojtarin me te mire qe ka luajtur ne Serie A dhe tek Interi.”
“Merita e fitoreve me e madhe ka qene e Morattit: eshte ai qe investoi dhe qe ndertoi nje skuader me lojtare te rendesishem.”
“Ne kemi punuar mire dhe ja kemi dale qe te krijojme te gjithe bashke nje kujtim shume te bukur te atyre viteve kur dominuam futbollin ne |tali.”
“Kur u riktheva per here te dyte kishim shume mundesi, por i humbem ato.”
“Gabimi me i madh qe kemi bere tek Interi ka qene Dybala. Cfare gabimi. Ai dukej qe kur luante tek Palermo qe ishte nje lojtar me kualitete te padiskutueshme, do te behej i madh. Ishte thjesht ceshtje klohe.”
“Por jo, ne beme gabimin qe nuk e bleme kur e kishim ne dore dhe ishte mundesia e arte per ta blere.”