Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,076 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Kovacic do te permiresohet dite pas dite. M’Vila-Osvaldo, do te gjejme nje zgjidhje…”

Mancini: “Kovacic do te permiresohet dite pas dite. M’Vila-Osvaldo, do te gjejme nje zgjidhje…”
Bujar Berishaj

Eshte konferenca e shtypit per Roberto Mancinin qe nga Angelo Moratti i pergjigjet pyetjeve te gazetareve para ndeshjes me Empolin. Keto jane fjalet e tij:

Cfare do te thone tre ndeshjet e ardhshme per momentin e ekipit?
“Duhet te mendojme per kundershtarin, te pergadisim ndeshjen mire. Asnje ndeshje nuk eshte e thjesht, duhet te mendojme seriozisht vetem per Empolin. Pastaj per Kupen e Italise dhe Torinon.”

Konfirmoni mbrojtjen qe ka luajtur kunder Genoas?
“Do te vendosim neser.”

Keni biseduar shume me Kovacic, deshiron dicka me shume nga ai?
“Per kualitetet e tij deri me tani ka dhene pak, duke u rritur do te jap me shume. Por sot mund te jete vendimtar ne cdo ndeshje, duhet te permiresohet ne zona dhe pozicione te caktuara. Duhet t’i flisni qe ta kuptoj, cdo dite ka permiresime.”

Sa minuta ka Shaqiri ne kembe?
“Eshte stervitur mire ne kete jave por nuk mund te luaj nje ndeshje te tere.”

Te reja per M’Vila dhe Osvaldo?
“M’Vila ka nevoje te luaj, keto dite ka stervitur vecmas. Ne ditet e ardhshme do te kuptojme synimet e tij, me vjen keq nese nuk i jap mundesine per te luajtur atyre qe duan te luajne. Eshte e drejte qe merr vendimet e tij. Osvaldo po stervitet me pregaditesin, te shohim ne ditet e ardhshme.”

Keni qene gjithmone i afte te beni permbysje rezultati ne karriere, ne cfare pozicioni do te vinit nje permbysje kete sezon?
“Nuk i kam menduar kurre, cdo situate eshte e ndryshme dhe e vecante. Kjo eshte pak me e veshtire, do te kerkojme te jemi te koncentruar. Eshte e rendesishme te mbajme grupin te bashkuar dhe te bejme pike. Ne fund do te shohim.”

Dyshimi i vetem eshte ai i dy qender-mbrojtesave?
“Jo, kam te tjere. Edhe mesfushori eshte njeri nga te katertit perpara. Jo portieri. (qesh).”

Nese mbetet jashte Ranocchia do te ishte per shkak te lojes se dyshes apo sepse eshte shume i mire?
“Jo, eshte nje djale per te mbare. Sa me shume qe skuadra te shkoj para aq me shume lojtar do te kene mundesine per te luajtur. Me kohen duke nderruara nje ose dy lojtar nuk do te krijoj probleme. Mund te ndodh qe edhe Ranocchia te qendroj ne pankine.”

Ku e shihni Hernanesin ne fushe?
“Sipas meje mund te beje mesfushorin e qendres, sulmuesin e krahut, sulmuesin e dyte… Nuk eshte akoma ne 100% por kur te gjej gjendjen e duhur mund te bej edhe mesfushorin. Tani na duhet atje.”

Nese Osvaldo kerkon te shkoj tek Juve?
“Nuk kam folur asnjehere, shpresoj te jete zgjidhja me e mire per te.”

Ka dicka qe te ben te besosh qe skuadra mund te permbys pozicione ne klasifikim?
“Vetem puna. E shoh qe eshte gjithmone e me mire, skuadra beson, kjo me ben te shpresoj. Pastaj ishte duke dhene me pak se sa qe mundej, per kete kam ndjesi pozitive. Mund te ndodh qe te mos kemi sukses, varet nga ne.”

Pas konsultit mjeksor,  duhet Palacio te kete terapi?
“Jo, eshte ne 100%. Por kur ka shume ndeshje mund te jete ne pankine. Podolski e Shaqiri ofrojne nje alternative.”

Pse per Osvaldon, Interi nuk eshte me zgjidhja me e mire? Cfare mendoni per debatet rreth pozicionit jashte loje?
“Problemi me i madh eshte per arbitrat, mendoj qe nese nje lojtar eshte ne pozicion jashte loje atehere eshte ne pozicion jashte loje, kjo do te jepte me pak probleme. Per Osvaldon eshte nje gje e familjes dhe nuk mendoj se eshte e drejte te flasim jashte.”

Vidic ka dhene pergjigjen qe keni pritur?
“Ka nje qendrim te mire dhe eshte me mire fizikisht. Mendoj se duhet te bej me shume, gjendja e tij fizike ka rene duke mos luajtur per nje Duhet te gjej gjendjen me te mire fizike, ka eksperience te madhe dhe jam i kenaqur nga paraqitja e tij. Shpresoj te vazhdoj.”

Me Osvaldon ne largim e siper dhe Palacion jo ne forme, ndiheni ne rregull ne sulm?
“Mendoj qe perpara jemi ne rregull keshtu, kemi tre lojtar qe mund te luajne si sulmues qendre dhe te tjere qe mund te luajne prapa. Mendoj se jemi ne rregull.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.