Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,270 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini mbështetet tek Icardi: Është më i rëndësishëm se Kovacic. Kundër Parmas ndeshje jo e denjë dhe Puscas…

Mancini mbështetet tek Icardi: Është më i rëndësishëm se Kovacic. Kundër Parmas ndeshje jo e denjë dhe Puscas…
Rinor Sopaj

Përvec rivalitetit, Verona – Inter do të kemi gjithashtu një rivalitet tjetër në mes Icardit dhe Tonit: edicioni i sotëm i la Gazzetta dello Sport përshkruan kështu ndeshjen e sotmë që do të zhvillohet në stadiumin Bentegodi, ku do të marrin pjesë dy sulmues të dy gjeneratave të ndryshme. Kur Luca Toni e ngriti në qiell, Kupën e Botës me kombëtaren italiane, Mauro Icardi ishte vetëm 13 vjecar dhe vazhdonte të grumbullonte gola në Vecindario të Las Palmas.

Aktualisht, Icardi dhe Toni kanë të njejtën shumë të golave të shënuara në kampionatin italian, që të dy me nga 15 gola të shënuara, vetëm dy gola larg golashënuesit më të mirë, Carlos Tevez. Që të dy sulmuesit kanë qenë vendimtarë për skuadrat e tyre, mjafton ta shikojmë se 35% e golave të shënuara nga skuadra zikaltër mbajnë emrin e Icardit. Më shumë është ai thelbësor, sesa Kovacic për të ardhmen e kësaj skuadreje.

Sonte sytë tek Icardi – shkruan Gazzetta dello Sport – që kthehet në fushë pas mungesës në ndeshjen e kaluar kundër Parmës, për shkak të skualifikimit. Maurito i ka humbur vetëm dy ndeshje gjatë gjithë sezonit dhe Roberto Mancini e konsideron thelbësor atë për nje përfundim të sezonit me dinjitet. Kundër emilianëve, trajneri ka provuar Puscas, së bashku me Palacion dhe Shaqirin, por rumuni nuk ka shpërthyer. Akoma nuk mund të flitet për një dështim, sepse ka qenë e vështirë që djaloshi të mund të bënte dicka më shumë në një ndeshje që drejtori sportiv, Piero Ausilio e ka përcaktuar si të pa denjë.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.