Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

991 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Me Romen nje klasike, Medel mund te rritet. Kovacic eshte ok”

Mancini: “Me Romen nje klasike, Medel mund te rritet. Kovacic eshte ok”
Bujar Berishaj

Nje ndeshje e veshtire, por Interi kerkon fitoren. Ne prag te ndeshjes me Romen, tekniku zikalter Roberto Mancini i pergjigjet pyetjeve te gazetareve ne Appiano Gentile. Keto jane fjalet e tij:

Barazimi ne Champions mund te peshoj per Romen?
“Jo, sepse kampionati eshte i ndryshem nga Champions League dhe besoj qe nuk do te ndikoj.”

Cfare pergjgije duhet te jap Interi ne kete ndeshje?
“Mendoj se ata jane me te mire se ne, eshte e drejte ta pranojme. Kane me shume besim sepse po bejne mire prej kohesh, kane nje trajner te madh si Garcia. Eshte nje klasike e futbollit italian, duhet te jemi gati nga fillimi.”

Cfare pershtypje te ka bere Medel? Si eshte Kovacic?
“Kileni ka bere mire, ashtu si e gjithe skuadra. Por jam i bindur qe mund te permiresohet akoma. Mateo ka marr nje goditje ne kembe, por eshte stervitur dhe besoj qe do te jete gati per neser.”

Do te jete e veshtire ta mbash Osvaldon jashte, duke pare se cfare mudn te paraqesoj kjo ndeshje.
“Nuk duhet ta marr ndeshjen si nje ish, sepse kjo eshte nje ndeshje qe te gjithe duan ta luajne. Ashtu si Icardi dhe Palacio. Te gjithe duan te luajne nje ndeshje si kjo.”

Sipas jush pse Palacio e ka te veshtire qe te shenoj?
“Mund te ndodh, kunder Milanit ka bere shume mire dhe jam i bindur qe do te vij deri tek goli.”

Mund t’i shpjegoni eksperimentet e ndeshjes me Dnipron?
“Lojtaret e repartit te sulmit duhet te jene ne gjendje te luajne kudo. Ka sulmues ne histori qe jane bere te medhenje si sulmues krahu, edhe Dodo mund te impenjohet perpara. Kemi kohe.”

E keni pare Camara?
“Jo akoma, me kane thene se eshte shume i mire.”

Sa shanse ka Roma qe te fitoj scudetton?
“Shume, kampionati eshte i gjate. Kane baza dhe kane marr lojtar shume te mire, edhe te rinj.”

Cfare kujtimesh sjell kjo ndeshje per ju?
“Ma beni kete pyetje sepse kam mbushur 50 vjec, apo jo? (qesh). Kam jetuar ne Rome, kam luajtur me Lazion dhe kam luajtur shume derby. Kane qene antagoniste per mua, por nuk kam pasur kurre ndjenja te vecanta ne drejtim te tyre. Kane qene gjithmone ndeshje te medha.”

Ju habit fakti se gjeni perseri Tottin? Nuk keni qene kurre afer ta stervisni?
“Nuk me habit, eshte nje kampion. Nuk kam pasur kurre rastin qe ta stervise.”

E vendosni Tottin ne mesin e me te mireve ndonjehere?
“Sigurisht, nuk ka dyshime. Ka fituar pak, por historia e tij eshte pak a shume sikur e imja: eshte ”martuar” me nje shkak (Romen) per shume vite, por edhe kjo mbetet nje kenaqesi. Ate e do nje qytet i tere.”

Cilat jane problemet e Ranocchia dhe Juan Jesus?
“Duhet kohe per te gjetur mekanizmin e duhur, por jam i bindur qe do te gjejne nje marreveshje perfekte. Por nuk eshte fondamental vetem reparti i mbrojtjes.”

Handanovic portieri me i mire ne bote?
“Ka shume portier te mire, sigurisht, edhe ai eshte nje nga ata. Eshte nje nga me te miret, ndoshta me i miri ne Itali.”

Fakti qe keni vetem 3 sulmues paraqet problme?
“Jo, e dija qe kishim shume per te punuar. Nuk kam vetem tre, jane edhe Bonazzoli e Kovacic.”

Pjanic ka thene qe per scudetton jane edhe Napoli dhe Interi. Cfare mendoni?
“Tani nuk duhet te shikojme klasifikimin, eshte nje rruge e gjate dhe gjerat mund te ndryshojne. Kampionati eshte i gjate, Roma dhe Napoli mund ta fitojne.”

Duhet te presim befasi ne formacion?
“Kovacic ka kualtitete teknike te rendesishme, eshte i ri dhe mund te luaj kudo: mund te luaj si mezzala, trekuartist dhe si sulmues krahu. Nuk duhet te bej vetem nje rol, kam pasur David Silvan tek City dhe eshte bere njeri nga sulmuesit e krahut me te mire ne Premier League. Mateo duhet te mbuloj me shume role.”

Cfare pergjigje prisni neser?
“Dua te shoh gjera te mira, nje klasike te futbollit italian dhe kjo eshte ajo qe llogaritet. Roma eshte perpara por ne duhet te kemi mentalitetin e duhur. Duhet te luajme si nje skuader, duhet te jete nje ndeshje stimulante per ne.”

Si eshte Nagatomo?
“Nuk ka nevoje te operohet, do te jete i gatshem javen tjeter.”

Pa lojtar krahu do te ndryshoni modul?
“Me shume ndeshje qe kemi perpara lojtaret duhet te pershtaten, dhe lojtaret duhet qe te impenjohen ne role te ndryshme. Moduli nuk eshte kurre vendimtar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.