Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,832 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Meritonim te fitojme. Duhet te bejme me shume ne 30-te metrat e fundit. Brozovic…”

Mancini: “Meritonim te fitojme. Duhet te bejme me shume ne 30-te metrat e fundit. Brozovic…”
Bujar Berishaj

Roberto Mancini ka komentuar ndeshjen Inter 0-1 Torino pas perfundimit te saj per mikrofonat e Sky Sport. Keto jane fjalet e teknikur zikalter:

“Jam i lumtur me paraqitjen sepse kemi bere pikerisht ate qe duhet te benim, por ne fund te fushes kemi humbur sepse kemi levizuar pak. Duhej ta benim kete. Pastaj ky eshte futbolli dhe eshte mizor, nuk mund te bejme asgje. Rruga eshte ajo e duhura. Ne golin e pesuar kemi fjetur sepse nuk duhet ofruar mundesia per goditje nga kendi dhe kemi markuar keq Morettin”

. Per kete ndeshja ka qene mizore sepse nuk kemi merituar te humbim dhe as te barazojme, kemi luajtur vetem ne nje gjysme te fushes kunder nje kundershtari qe gjithmone eshte mbyllur prapa. Keni ndertar pak sepse ne metrat e fundit kualiteti i sulmuesve tone nuk ka dalur ne pah. Ky eshte futbolli, me vjen keq sepse kemi merituar te fitojme.”

Vendi i trete? Do te kishte qene e rendesishme ta fillojme mire, por tani duhet te perveshim menget dhe te punojme, nje ndeshje e vetme nuk do te ndryshoj punen tone. Kemi qene fatkeq me lendimet qe nuk na kane dhene mundesime te ndryshojme. Podolski me ka kenaqur, por edhe ai si te tjeret duhet te leviz me shume. Kur arrijme tek 30 metrat e fundit duhet te bejme dicka me shume dhe te levizim per te krijuar.”

Shaqiri? Nuk ka luajtur sepse ka luajtur 80 minuta ne kupe dhe rreziku qe gjendja e tij fizike te perkeqesohet ekziston. Kam menduar ta ndryshoj ndeshjen sa ishte duke u zhvilluar dhe ai mund ta bej ate, por edhe sulmuesit e tjere munden dhe duhet te jene ne gjendje te ndryshojne situaten. Guarin dhe Kuzmanovic kane bere shume mire ne fazen e vendosjes. Brozovic mund te luaj ne nje mesfushe me dy dhe me tre sepse ka kapacitetin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.