Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,115 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Mund te arrijme Romen. Rinovimi? Kam akoma 1 vite kontrate. Kondo eshte i disponueshem. Ausilio…

  • On 05/03/2016, 16:31

Nje gare jashtzakonisht e rendesishme ajo qe do te luhet neser kunder Palermos ne Giuseppe Meazza per Interin e Roberto Mancinit, ku do te kuptohet nese periudha negative tashme eshte vetem nje kujtim i keq pas 120 minutave ne kupe kunder Juventus.

Cilat jane aspektet pozitive te ndeshjes kunder Juves?
“Nuk kemi shkuar ne finale dhe jemi te merzitur per kete, rezultati nuk ka mjaftuar por shpresoj qe ajo ndeshje te na sherbeje te gjithve per te pasur vetdijshmeri me te madhe”.

A ju frikeson Roma?
“Nese fitojme neser jane vetem 5 pike dallim, kurse pas pak do te perballemi me ata. Verdhekuqte pastaj kane takime te ndryshme direkte, do te varet shume nga ne”.

Ka keqardhje per periudhen e fundit ku kane munguar rezultatet?
“Ne muajt e pare kemi menduar qe kemi arritur dicka te rendesishme, pastaj ka ardhur renia. Por nje situate si e jona mund te ndodh, kemi qene te pafat edhe kur kemi humbur pike ne menyre te cuditshme. Nuk ka keqardhje, jemi akoma ne gare per objektivin tone”.

Ne nivelin taktik, Perisic ka gjetur vendin e duhur?
“Ka luajtur gjithmone ne rolin ku ka luajtur te merkuren, pervec fillimit te sezonit kur e kam rreshtuar si gjysme-sulmuesi ne romb, por rezultatet megjithate nuk kane munguar. Ai, si Kondogbia dhe Brozovic vitin e kaluar, kishte nevoje vetem qe te ambientohet”.

Si eshte Kondogbia?
“Kondogbia eshte mire dhe mund te luaj neser”.

Keni biseduar me presidentin per nje rinovim eventual tuajin?
“Kam akoma nje vit kontrate, nuk ka asnje problem”.

Eshte thene qe skuadra nuk te ndjek me. Cfare mendoni per kete?
“Kemi te gjithe nje objektiv te vetem, dhe qendrimi ka qene gjithmone i shkelqyer. Keto jane diskurset klasike italiane, por nuk ka asnje aspet negativ ne skuadren tone. Duam te fitojme neser”.

Ka pasur nje ‘shkendije’ mentale ne ndeshjen kunder Juventus?
“Ndonjehere ka ndeshje qe te bejne te kuptosh qe mund te arrihet dicka e veshtire”.

Dukeni ne depresion, eshte e vertete?
“Jo, absolutisht”.

Bilanci i Icardit me fashen e kapitenit?
“Nuk eshte e lehte te besh kapitenin, sidomos ne nnje klub te madh si Inter. Nuk eshte e lehte te rritesh ne pak muaj, fasha sherben per kete. Te besh kapitenin zikalter do te thote shume”.

Sa kane sherbyer fjalet e Ausilios pas ndeshjes ne Juventus Stadium?
“Piero ka nje eksperience te madhe dhe eshte nje shok i mire i lojtareve, ndonjehere keto fjale sherbejne. Lojtaret kane respekt te madh per dirigjentet, keshtu qe keto fjale mund te sherbejne ndonjehere”.

Cila nga ndeshjet kunder Juventus paraqet Interin e vertete?
“Ajo e kampionatit ka qene e ekuilibruar. Ne futboll episodet peshojne shume, sic ka ndodhur me neve. Kemi pasur nje rast te mire me Icardin, pastaj ne Milano, natyrisht, ka qene gjithcka ndryshe”.

Si eshte Murillo?
“Dje ishte me mire, kishte nje problem te vogel. Te shohim ne oret e ardhshme”.

Cfare mendoni per tweet-in e Icardin? Periudha e veshtire tashme eshte pas kraheve?
“Askush prej neve nuk deshiron te humb, futbolli eshte i tille. Duhet te stervitemi gjithmone per t’u permiresuar, por imepnjimi nuk ka munguar kurre. Nje ndeshje nuk anulon rezultatet jo-pozitive, por mund te ndihmoj per te nderruar drejtimin”.

Cfare mendoni per rrjetet sociale ne futboll?
“Lojtaret duhet vetem qe te sterviten seriozisht, mjafton qe jetojne ne menyre te rregullt dhe per mua s’ka asnje problem. Ata bejne nje pune te madhe dhe e dine kete, kur sillen mire per mua nuk ka asnje problem. Mund t’i perdorin rrjetet sociale”.

Sa eshte i rendesishem impakti ne ndeshje?
“Ne duam te nisemi gjithmone forte, dhe mendoj qe vitin e kaluar kemi bere edhe me mire ne disa aspekte. Ndonjehere kane ardhur momente te veshtira, por lojtaret jane te rinj dhe ndonjehere jane ata me eksperience qe duhet te ndihmojne. Pastaj, natyrisht, jane edhe kundershtaret”.

Pas konferences, pasi eshte larguar nga vendi i konferences, ai ka permbyllur: “Formacioni? Ka 5-6 lojtar akoma per t’u vlersuar. Duke perfshire ketu edhe Eder, sepse eshte pak i lodhur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.