Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Na pelqen te vuajme deri ne fund. Icardi mungon kunder Romes. Miranda…”

Bujar Berishaj

“E dinim qe do te ishte e veshtire, sepse Bologna eshte ne nje moment te shkelqyer dhe nuk pesonte gol prej tre ndeshjeve. Kemi zhbllokuar ndeshjen dhe kemi pasur raste tjera per te shenuar, jam i kenaqur por nuk mund ta pranojme ate gol ne fund. Me vjen keq per kartonin e Palacios qe te dielen do te mungoj”.

Flet keshtu Roberto Mancini ne mikrofonat e Mediaset Premium pas fitores 2-1 kunder Bolognes. Flet edhe per kritikat ndaj D’Ambrosios:

“Ai eshte nje lojtar shume serioz, mung te gaboj si te gjithe por kemi besim te madh te ai. Me vjen keq edhe per Icardin, te dielen nuk do te jete as ai as Palacio, jam i shqetesuar per kete. Mungonim ne zonen e penalltise pa Mauron. Ne pjesen e dyte skuadra ka vazhduar duke bere mire, problemi ka qene ne fund kur kemi dhuruar ate gol. Ka qene nje gabim gratis, por ndoshta jemi te tille, na pelqen te vuajme deri ne fund. Pse ne loje Kondogbia dhe jo Palacio? Kishim bere shume mire me Juven duke mos dhene referime, mendoja qe keshtu mund te kishim me shume raste. Rastet i kemi pasur, mbrojtesit kundershtare mbroheshin mire. Per ne ishte e rendesishme te fitojme, kampionati eshte akoma i gjate dhe gjithcka mund te ndodh. Telles? Eshte i ri dhe ka kualitete te medha, duhet te rritet ne kampionatin italian, ndonjehere luan ndonjehere jo. Miranda ne Olimpiade? Te gjithe lojtaret duan te luajne kompeticionet e rendesishme, kemi folur me Dungan ne mengjes, te shohim cfare do te ndodh pas kualifikimeve te Boterorit. Olimpiada eshte ne gusht, ka kohe. Keni folur me Thohir? Nuk jemi takuar, do te jete i lumtur shpresoj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.