Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Ndjenja te shkelqyera, Milani i forte. Calciopoli? Eshte e kaluara, Guarin-Kovacic top player. Cerci dhe Thohir…”

Mancini: “Ndjenja te shkelqyera, Milani i forte. Calciopoli? Eshte e kaluara, Guarin-Kovacic top player. Cerci dhe Thohir…”
Bujar Berishaj

Pas zyrtarizimit, prezantimit dhe stervitjeve te para tani eshte koha per debutimin e Roberto Mancinit. Neser ne mbremje, Interi luan kunder Milanit, per te analizuar me mire ndeshjen dhe per ta prezantuar ate, tekniku i ri zikalter i pergjigjet pyetjeve te gazetareve ne Appiano Gentile.

Fillohet me derbin. Cilat jane ndjenjat e para per kete debutim te madh?
“Ndjenjat jane shume te mira, sepse luhet nje ndeshje shume e rendesishme. Ndeshja do te jete e veshtire sepse Milan eshte nje skuader e madhe. Por do te japim me te miren tone per te fituar.”

Cfare skuadre dhe ambienti keni gjetur per dallim nga hera e pare si trajner zikalter?
“Duhet te them se ndikimi ka qene i madh, edhe pse duhet te perballem me me shume lendime. Askush nuk m’i kishte pershkruar lojtaret dhe duhet t’i njoh akoma me mire. Pastaj duhet konsideruar qe stervitjet nuk tregojne gjithcka. Duhet t’i shoh gjate lojes.”

Nje ide e jotja rreth polemikave te Calciopolit?
“Me keni pritur mua per te bere kete pyetje (qesh). Interi eshte pergjigjur koheve te fundit. Tanime jane diskurse te vjetra, tani duhet te punoj me skuadren.”

Milani i frikesohet ndryshimit te trajnereve me ardhjen tuaj. Nderkohe, lojtaret iu ndjekin nga fillimi?
“Nuk e di, kur nderrohet trajneri mund te kete nje shkendije. Por ata e njohin derbyn dhe do te jete nje ndeshje e trefishuar. Shpresojme qe te fitojme.”

Keni punuar edhe mbi argetimin dhe entuziazmin. Problemi i djemve eshte presioni?
“Nuk e di, nese nuk ka entuziazem eshte e veshtire t’i beni gjerat mire dhe 100%”

Ka krijuar habi tek ju Inzaghi si trajner?
“Si lojtar ka qene i madh. Tani ka nje rast te madh si trajner, edhe pse eshte akoma i ri. Por une mendoj qe ka nje te ardhme te madhe.”

Gjithmone shihni pak ne te?
“Kur filloni nuk eshte e lehte, te gjithe mendojne se i dine te gjitha. Dhe ky eshte kufiri i trajnereve te rinj. Duhet kohe per tu shnderruar ne trajner te vertete.”

Do te jete emocionues rkithimi ne San Siro?
“Sigurisht, emocionet nuk mungojne kurre. Jane edhe me te medha kur riktheheni aty ku keni qene kohe me pare dhe keni bere mire. Do te jete e bukur. Mendoj se kjo eshte e qarte.”

Cili eshte derby qe e kujtoni me kenaqesi me te madhe? Vendi i 3 eshte nje nxitje apo presion?
“Nuk jam mesuar te luftoj per vendin e trete, kjo me demoralizon pak. Nuk duhet te shohim klasifikimin, duhet te prisni deri sa te beni nje gje te tille. Kerkojme te japim maksimumin dhe ne fund do te shohim. Derby qe me kujtohet me lehte eshte ai ne te cilin kemi fituar 4-3. Edhe pse te gjithe kane qene te vecante, edhe ata ne te cilet kemi humbur.”

Keni frike qe Milan mund te iu ve ne veshtiresi?
“Mazzarri eshte nje trajner shume i mire, dhe ndryshimi i modulit nga 3 ne 4 mbrojtes nuk mendoj se do te jete problem per ne. Juventus p.sh ka fituar me modulin 3-5-2. Te gjitha ndeshjet jane te veshtira, duke perfshire ketu edhe derbyn, dhe qasja jone taktike nuk do te ndryshoje shume gjera.”

Guarin do te jete nje opsion i madh?
“Mendoj se eshte nje mesfushor i madh. dhe duhet te jete i mire ne te dy fazat. Guarin mund edhe te shenoj dhe per ne eshte e rendesishme. Duhet te bej gjithcka.”

Cfare mendoni per deklaratat e Agnellit?
“E perserise, jane gjera qe kane ndodhur kohe me pare, dhe sic e thash Interi eshte pergjigjur. Dua te flas vetem per te tashmen, e dime cili eshte qendrimi yne.”

Nese do ishit nje lojtar, cfare do donit nga trajneri juaj? Cfare mendoni per Thohir pas mendimit qe keni pasur?
“Do doja te me fuste nga fillimi (qesh). Sa i perket Thohir kam pershtypje te mira, edhe pse kemi folur vetem per 30 minuta. Duhet te njihemi me mire.”

Ku mund te permiresohet Kovacic?
“Ka kualitete te medha, nuk duhet te mendojme qe nuk mund te gaboj kurre. Ka nevoj per me shume kohe. Do te punoj me te, do e ndihmoj, ka mundesi te medha. Duhet te kerkoj edhe te shenoj, sepse nuk i mungon asgje: teknike, goditje dhe driblim.”

Cili eshte roli i tij ideal?
“Mjafton te jete prane portes, por duhet kontributi i tij edhe ne fazen e mbrojtjes. Nese duam te rritemi kemi nevoj edhe per kete. Ai eshte je lojtar i madh perpara.”

Ka gjetur zevendesuesin e tij?
“Ka pasur zgjidhje te ndryshme, edhe disa profile pa patente. Keshtu qe duhet te vleresojme akoma, nuk eshte nje gje e rendesishme dhe urgjente.”

Cfare doni te shihni neser?
“Te shoh nje skuader te vertete ne fushe, edhe ne momentet e veshtira. Dua qe lojtaret e mi te jene gati te vendosin ne fushe ate qe kemi provuar ne stervitje. Edhe pse nuk do te jete e lehte. Ne fund do te shohim cfare do te ndodh.”

Si do te jete mesfusha juaj? Ka disa veshtiresi mbi anesoret?
“Medelin nuk e kam pare akoma, Hernanesin duhet ta vleresojme akoma. Por, pavaresisht lojtareve neser do te provojme te luajme futboll. Shpresa jone eshte qe te gjithe mund te japim maksimumin.”

Ky do te jete nje derby me sulmues? Tek Interi pak njerez sulmojne hapesirat, si mund te zgjidhet ky limit?
“Duhet te kerkojme qe te mos pesojme shume gola, edhe pse do te jete nje pune e gjate dhe e veshtire. Por do ia dalim. Te dy skuadrat jane te forta perpara, eshte fundamentale per ne qe te kemi ojtar qe sulmojne hapesirat. Sot eshte e veshtire te arrish tek sukseset prestigjioze nese skuadrat nuk bejne futboll sulmues.”

Cili eshte roli me i mire Hernanes? Mes Veron, Mihajlovic dhe Stankovic ke do zgjidhnit qe ta kishit sot? 
“Jane lojtar te medhenj, duhet te veprojme shpejt sepse sezoni ka filluar. Hernanes eshte i jashtzakonshem teknikisht, duhet te flas me te qe te kuptoj cili eshte roli i tij me i mire. Eshte ne gjendje te luaj ne cdo rol te mesfushes, mund te mbuloj cdo pozite. Ka kapacitet edhe te shkoj tek goli, dhe ne kemi nevoje per lojtare te tille.”

Cfare mendoni per Nagatomon?
“I pelqen te vrapoj, fillon gjithmone para te tjereve, del nga dhoma e zhveshjes dhe fillon te vrapoj (qesh). Eshte edhe shume simpatik, mund te jete i nevojshem edhe ne fazen e sulmit. Pastaj luan afer meje, eshte me fat (qesh). Do te luaj me siguri, edhe pse sjell fat ne derby (qesh).”

Galliani ka propozuar nje ekip miks Milan-Inter per nje gare miqesoreje. Kush do ishte trajneri?
“Secili me 45 minuta.”

Ne kete skuader kush mund te jete Stankovic ”i vjeter”?
“Kemi luajtur se bashku, e kam stervitur dhe e njoh prej kohesh. Ketu nuk eshte nje situate e tille, shpresoj te gjej nje profil te tille.”

Cfare iu terheq ne kete derby?
“Te dy skuadrat kane lufutar gjithmone per maksimumin, aktualiteti eshte vetem nje rast.”

Me Cercin ne ekip do te ishte me e lehte te arrini vendin e 3?
“Nuk e kam pare akoma, eshte ketu? (qesh). Mendoj se duhet te mendoj per ata qe kam ne dispozicion dhe te bej me te miren.”

Keni pasur veshtiresi per te pregaditur skuadren me modulin me 4 pas nje sezoni e gjysem te zhvilluar me 3 mbrojtesa?
“3-5-2 nuk ndryshon shume nga idea ime, pastaj varet edhe nga lojtaret. Nese me thone qe duan te luajne me 3 atehere per mua nuk ka probleme.”

Duke debutuar ne derby, eshte mire apo keq?
“Pergjigjem pas ndeshjes, nje ndeshje kaq e madhe ofron emocione te medha.”

Ka ndonje lojtar te se kaluares zikalter qe do donit ta vendosnit ne fushe neser?
“Skuadrat zikalter te se kaluares kane fituar gjithcka, mund te mposhtnin te gjithe. Nuk mendoj se jane bere gabime, puna jone puna jone eshte qe te japim maksimumin dhe ti japim besim lojtareve. Jane te gjithe te mire, duhet te fillojme mire dhe te punojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.