Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

795 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini ne konference: “Udinese, nje ndeshje jo e mire: tani punojme per tu permiresuar. Inter i 2010 dhe ne…”

Mancini ne konference: “Udinese, nje ndeshje jo e mire: tani punojme per tu permiresuar. Inter i 2010 dhe ne…”
Bujar Berishaj

Nje impenjim i fundit ne fazen e grupit F te Europa League per Interin e Roberto Mancinit. Me kualifikimin dhe vendin e pare te siguruar ne kete ndeshje tekniku italian do t’i jap mundesi te rinjeve per te cilet do te jete nje rast i madh ne karrieren e tyre. Keto jane pergjigjet e Roberto Mancinit ne sallen e konferences:

QENDRIMI – “Edhe pse neser formacioni do te ndryshoj ne nuk kemi ardhur ketu per shtetitje. Do te bejme ndeshjen tone per te fituar. Vidic? Prej dje nuk eshte mire. Ekipi yne perbehet nga shume te rinj. Ka shume per te punuar, por mund te kthehemi duke fituar ne vitet ne vazhdim. Neser do te jete nje ndeshje e bukur. Ka qene e rendesishme qe Interi te kaloj grupin dhe kjo do te thote se kemi luajtur mire.”

KUNDERSHTARI – “Kane sulmues shume te forte, nuk dohet te mendojme qe kemi ardhur ketu vetem per te bere nje vizite. Pres nje ndeshje emocionuese. Kane mundesine per tu kualifikuar, do te japin maksimumin.”

HUMBJA ME UDINESEN – “Kemi pasur dy pjese te ndryshme, por nuk mendoj se ka te bej me nje problem fizik. Ne fund te ndeshjes kam folur me djemte per gabimet e tyre. Nuk kemi bere nje ndeshje te mire, jemi duke provuar te permiresojme skuadren.”

DIFERENCA ME INTERIN E MOURINHOS – “Nuk ka edhe aq shume. Skuadra aktuale eshte e perbere nga shume te rinj, eshte e veshtire te jemi kampion kete vit. Ne vitin 2010 ishte me e lehte te fitohej Champions sepse ne skuader kishte shume kampione. Shpresojme te arrijme objektivat ne sezonet e ardhshme.”

NENTE MBROJTES TE GRUMBULLUAR – “Po, por nuk do te luajme nje ndeshje ku do te mbrohemi, jemi ketu per te fituar.”

EKSPERIENCA NE TURQI – “Do te jete nje avantazh kunder Qarabag? Nuk mendoj se kjo ka rendesi. Kam analizuar mire kete skuader.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.