Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,018 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini në konferencë: “Vidic dhe Mateo mirë. Icardi si Tevez? Do të mund të luanin bashkë”.

Mancini në konferencë: “Vidic dhe Mateo mirë. Icardi si Tevez? Do të mund të luanin bashkë”.
Rinor Sopaj

U ndal pak frymëmarrja, por fitorja erdhi. Interi merr tri pikë të rëndësishmë në një stadium ku kishte kohë që nuk kishte fituar. Në Cagliari zikaltërit fituan falë golave të Mateo Kovacic dhe Mauro Icardi, njerëzit që përfaqësojnë fytyrën e sotme të Interit dhe të asaj që do të vijë. Si zakonisht , trajneri Roberto Mancini paraqitet para shtypit për të bërë një analizë të ndeshjes, këtu keni deklaratën e tij për FcInterNews në stadiumin Sant’Elia të Cagliarit.

Vidic ka luajtur një ndeshje shumë të mirë, njejtë edhe Kovacic. 90 minutëshi i tyre është më i miri nga kjo ndeshje?
“Lojtarët të cilët nuk luajnë janë më të përfolurit dhe më të diskutuarit. Nemanja dhe Mateo kanë luajtur mirë, jam i kënaqur me ata dhe të gjithë të tjerët. Në nivel të përgjithshëm nuk e kemi lënë Cagliarin të futet në lojë deri në minutën e 68′. E përsëris, Vidic dhe Kovacic kanë luajtur mirë, ashtu si gjithë të tjerët”.

Si gjithmonë ndeshja nuk u mbyll më herët sesa vërshëllima e gjqytarit?
“Duhet ta mbyllnim, kjo është e vërtetë, por Cagliari është një skuadër e mirë dhe që na ka vënë në vështirësi, edhe pse ne kemi qenë ata të cilët kemi sulmuar. Por kur luan në këtë stadium mund të ndodhin këto gjëra”.

Fitorja e tretë me rradhë, në nivelin psikologjik cfarë mund të ndryshoj?
“Nuk e di, nuk morrëm asnjë trofe apo kualifikim për në Champions League për këtë fitore të tretë me rradhë (qesh). Fitorja gjithmonë duhet të jetë ne ADN-ën e Interit, sic ishte edhe më herët. Tani po fitojmë dhe duam të vazhdojmë kështu. Ishte e rëndësishme fitorja e tretë rradhazi, me arsye, pas ndeshjes në Skoci”.

Cfarë mendimi keni për Cristeig dhe Longo?
“Cagliari do të mbijetojë sepse është një skuadër shumë e mirë. Shpresoj për Zolan dhe për dy lojtarët e Interit. Longo ka hyrë në fushë dhe e ka ndryshuar ndeshjen, por edhe për shkak se ne nuk ishim pak të kujdesshëm”.

Icardi dhe Tevez janë në krye të klasifikimit të golashënuesve. A mund të bëhet Maurito vendimtar për Interin ashtu sic është Tevez për Juventusin?
“Vendimtar tashmë vec është, ka bërë një gol të bukur dhe ka marrë pjesë në lëvizjet e shumta të skuadrës. Mund të përmirësohet akoma më shumë dhe kur ta bëj do të jetë një sulmues edhe më i kompletuar. Mendoj, që janë të ndryshëm dhe që mund të luajnë së bashku”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.