2,970 views

Mancini për IC: “Gnoukouri po luan mirë. Shaqiri…”
Përpara tradicionales, pra konferencës për shtyp, Roberto Mancini paraqitet para mikrofonëve të Inter Channel për t’iu përgjigjur pyetjeve të mbështetësve që i kanë bërë në Twitter. Ja fjalët e tij: “Medel në mbrojtje? Sot kemi të gjithë lojtarët në dispozicion, kemi dy zgjedhje dhe kjo është njëra nga ato që po e vlerësojmë. Podolski dhe Shaqiri kanë mundësi të luajnë, kanë luajtur shumë mirë të shtunën. Gnoukouri është i ri dhe ka nevojë për kohë, më ka lënë përshtypje qetësia e tij kur luan. Ka vetëm 18 vjet dhe i duhet kohë, por është duke luajtur mirë”.