Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,976 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini : “Per Icardin nuk kemi vendosur akoma. Roma eshte shume e forte por gjithcka mund te ndodhe. Kondogbia dhe Brozovic….

  • On 18/03/2016, 12:06

Si eshte Icardi? A do te grumbullohet? 

Do ta vleresojme sot, do vendosim sebashkur. Te shohim.

Sa e rendesishme eshte kjo ndeshje ?

Jan akoma shume pike ne dispozicion, por sigurisht qe eshte e rendesishme. Fitorja eshte shume e rendesishme.

Roma eshte me e forte?

Ata luajne gjithmone per te fituar, e kam then gjithmone qe jan 3 skuadra me te forta se ne. Kane rikuperuar shume.

Si jane Kondogbia dhe Brozovic?

I pari eshte stervitur rregullishte por do te shohim nese do te jete titullar ndersa kroati me ka then se i dhemb koka (qesh), do e kemi dhe ate.

Eder zevendesuesi i Icardit?

Ka luajtur gjithmone mire, nuk i kuptoj kritikat. I ka munguar vetem goli, por futbolli keshtu eshte. Do ta rigjej rrjeten shume shpejt.

Cfare mungoj per te qendruar ne krye?

E vetmja keqardhje eshte se fazen e dyte kemi len shume pike, ndonjehere ne menyre te pamerituar. Por nese fitojme neser do te jemi ne nje pozite te mire.

Keni gjetur nje skuader stabel?

Kjo thuhet sepse keto ndeshje kemi fituar, por nuk kemi ndryshuar shume.

A do ju kenaqte nje barazim?

Mendoj se gjithmone luhet per te fituar, ashtu do te bejme neser. Ne fund do te shohim sesi do te jete rezultati, por do te luajme per fitore.

A eshte problem fakti se sezonin e ardhshem do ta nisni pa rinovuar kontraten?

Jo, nuk e kam aspak problem.

Cilen prej ndeshjeve kunder Romes kujton me me nostalgji? Cfare do i kerkoni me shume Perisic?

Ne te shkuaren ndeshjet me Romen kan qene gjithmone te bukura, shpresojme qe dhe neser te zhvillojme nje ndeshje te tille. Perisic kishte nevoje per kohe, te gjithe po permiresohen pasi te gjithe kishin nevoje per tu adaptuar ne kampionatin italian. Mund te bej akoma me mire.

Cfare mendoni per situaten e Tottit?

Nuk ka nevoje per keshillen time, po flasin shume per kete gje.

Eshte e nevojshme te keni te njejtin numer mesfushoresh me Romen?

Gjithmone luhet me 11 lojtare, nuk mendoj se do jete problem moduli.

Si ju eshte dukur Ljajic keto dite?

Cfare mund te them, kemi folur shume per te. Nuk ka gje per te shtuar. Te shohim sesi do te luaj si Ex, por eshte i prirur te bej mire.

Kush do te jete trajneri ardhshem i kombetares?

Nuk e kam iden, sinqerisht.

Cfare mendon per sezonin e Dzekos?

Vlen e njejta gje si per Perisic. Ka bere gjera te mira dhe jo aq te mira, por eshte shume i fort. Do te beje mire tek Roma.

Mund te jete Biabiany nje mundesi per neser ?

 Eshte gjithmone nje arme me shume, kur hyne mund te ndryshoje ndeshjen. Kjo eshte e sigurt.

Cfare do te ndodhi nese humbisni?

Do te behet akoma me e veshtire, por jan akoma disa pike ne dispozicion. Kur ta lejon matematika gjithcka eshte e hapur, por natyrishte qe deshirojme fitoren.

Cfare mendon per punen e bere nga Spaletti? 

Roma ka qen gjithmone e forte, ne janar kane ardhur lojtare te cilet i kane dhene skuadres dicka me shume. Spaletti ka merite sepse e njihte ambjentin dhe ka nxjere vlerat e skuadres. Por nuk duhet harruar se dhe Garcia ka meritat e tij. Nuk eshte me pak i zoti sesa Luciano por sic e thash me siper ky i fundit njihte ambjentin.

Cfare mendoni per renditjen e skuadrave Italiane dhe Superliges ?

Mendoj se jemi ne nje moment te tille, skuadrat Italiane jane skualifikuar nga te gjitha kompeticionet Europiane. Tani do te jete me e veshtire per te rimare vendin e katert ne Champions.  Ndersa per Superligen nuk e di, por Champions League ka historine e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.