Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,854 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini per Sky: “Rezultat i mire, vuajme te shenojme. Goli i anuluar dhe buxheti per merkaton…”

Bujar Berishaj

Pas fitores ne Matusa, trajneri zikalter Roberto Mancini analizon ndeshjen per Sky Sport duke deklaruar: “Kemi fituar dhe kemi zhvilluar nje pjese te pare ku duhej ta mbyllnim me 2-0, me nje gol te rregullt qe eshte anuluar dhe disa mundesi tjera qe nuk i kemi shfrytezuar duke gabuar ne pasimin e fundit. Pastaj duke mos shenuar shume na kushtezon qe t’i japim kundershtarit me shume sesa duhet, sidomos ne transferte. Ketu ne Frosinone kane vuajtur edhe skuadra tjera, eshte nje rezultat i mire”.

Melo dhe Jovetic?
“Kane bere mire. Jane rene pak me kalimin e kohes sepse nuk luanin prej kohesh, por kane bere mire. Stevan pastaj ka goditje te cilat mund te ndryshojne gjithmone ndeshjen”.

Edhe sot, ashtu si me Torinon, nje renie ne pjesen e dyte?
“Kane goditur dy here shtyllen nga gjuajtja e lire, mendoj qe mund te ndodh. Problemi, e perseris, eshte qe nuk konkretizojme atehere kur dominojme. Pastaj degjoj qe Interi nuk ka loje dhe me vjen te qesh, realiteti eshte qe nuk shenojme shume dhe ndeshjet mund te ndryshojne me nje episod. Dhe sot ne kundersulmin e pare te pesuar ata kane goditur shtyllen”.

Cfare mund te thoni per Icardin qe ka shenuar akoma?
“Ai ka shenuar gjithmone. Eshte i ri dhe mund te permiresohet akoma. Por golat do t’i shenoj gjithmone”.

Ne kete sezon jane hedhur baza. Me nje blerje te madhe mund te behet ai hapi i kualitetit definitiv duke pare rritjen e shume elementeve qe jane ne ekip?
“Kjo eshte e sigurt, edhe sepse skuadra eshte akoma e re. Ka disa siguri dhe vetem mund te rritemi. Kur nuk arrihen objektivat duket gjithcka negative, por nuk eshte absolutisht keshtu”.

Do te nevojiten parate apo do te mjaftojne intuitat?
“Sigurisht, por pastaj, lojtaret njihen me te vertete vetem pasi i stervit. Nuk e di nese mund t’i adaptohen kampionatit, ekipit… Buxheti? Do te jete i pasur (qesh)”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.