Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,126 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Perisic qendron dhe Eder do te jete decisiv. Icardi do te permiresohet akoma, Kondogbia…”

Bujar Berishaj

Java e 34-te ne Serie A dhe Interi i Mancinit udheton drejt ‘Luigi Ferraris’ per te luajtur kunder Genoas.

Nje ndeshje e rendesishme per zikalterit qe nuk kane asgje per te humbur dhe vetem fitorja mund t’i mbaj gjalle shpresat per vendin e trete qe aktualisht eshte i zene nga Roma (ne krize te vogel me 2 barazime ne 2 ndeshjet e fundit). Ne konference per shtyp flet Roberto Mancini qe deklaron:

Skuadra duket se ka gjetur ekuilibrin e duhur, do te ndryshoj vetem Kondogbia (i skualifikuar) ne formacionin e neserm?
“Duhet te vleresojme disa lojtare, pastaj neser vendos. Neser nuk do te jete e lehte te fitojme. Genoa ka kualitete, do te jete e komplikuar”.

Cilet lojtar nuk jane ne formen me te mire?
“Icardi dhe Biabiany per disa goditje te pesuara. Sot do te vleresojme gjithcka”.

Si e shpjegoni momentin e Eder?
“Ka luajtur gjithmone mire, por ndonjehere ndodh te mos shenoj. Duhet te jete i qete. Ai eshte nje ljtar qe do te jap shume, shpresojme qe te shenoj ndonje gol decisiv nga ketu e deri ne fund te kampionatit”.

Cfare sjell, pervec pikeve, fitorja kunder Napolit?
“Varet nga keto dy ndeshje, nese jemi te zote do te kishin rendesi shume, perndryshe do te behej e veshtire”.

Megjithate skuadrat tjera nuk ecin shume forte.
“Pervec Juventusit te gjitha kane pasur ngritje dhe ulje”.

Pas shume muajsh te rikthimit tuaj ne Itali, cili eshte gjykimi juaj per trajtimin e trajnerve nga ana e klubit?
“Historia nuk ndryshon dhe nuk do te ndryshoj. Ka pak durim dhe keto jane limite te shume klubeve”.

Interi kunder ekipeve te medha, ne pergjithesi, ka luajtur mire. Ndeshjet e ardhshme, kunder ekipeve te vogla do te jene nje test edhe ne nivelin psikologjik?
“Kemi bere gabime, por lojtaret kane dhene gjithmone maksimumin. Gabimet ndodhin, sidomos ne nje grup si ky i joni qe po rritet. Ndonjehere, ne ndertimin e nje skuader, arrijne momente pozitive dhe tjera negatvie, pa e ditur motivin real te gjithe kesaj. Kemi humbur pike sepe futbolli eshte i tille, ndonjehere gjithcka shkon keq”.

Cfare pret nga skuadra ne Genova, pavaresisht rezultatit?
“Qendrimi ka qene gjithmone i mire. Dua te shoh ate qe kemi bere me Torinon, Frosinonen dhe Napolin. Rezultati natyrisht kushtezon gjithcka, por skuadra duhet te qendroj e qete”.

Per konkurrentet mund te mjaftoj nje vere per te anuluar boshllekun me Juventusin?
“Bardhezinjte cdo vit permiresojne nje proces te nisur vite me pare. E kane nisur keq, por pastaj kane rekuperuar. Juventus eshte me e forta dhe eshte ne krye me merite. Nje skuader, megjithate, nuk fiton per dhjete vite radhazi. Edhe tjerat duhet te dine te perforcohen”.

Derby personal kunder Genoas mund te bej qe Eder te niset si titullar?
“E perserise, jam i lumtur per te, pastaj natyrisht nje sulmues duhet te shenoj”.

Reparti qe ju ka kenaqur me shume?
“Arrin nje pike ku ekipi rritet ne te gjitha pikat, kjo po na ndodh neve sot. Ndonjehere te tjeret gjykojne ndryshe, por ne qe e bejme kete pune kuptojme qe dicka e mire eshte bere. Skuadra ka filluar te kete nje shpirt te vertete”.

Juventus ka nderruar hapin e Interit pas periudhes negative?
“Nuk e di. Pastaj ka ardhur humbja nga Torino qe ka ngadalesuar rrugetimin tone. Vazhdimesia do te ishte gjeja me e mire”.

Kondogbia ka thene qe turnover-et e kane frenuar pak, ka qene ky nje prblem per te rinjte?
“Te gjithe duan te luajne, por fanella e titullarit duhet merituar. Te gjithe duhet te ndihen pjese e nje projekti, pastaj vjen nje moment kur duhet nje baze solide. Edhe pse ne, ne fillim, e kishim”.

Keni thene qe eshte veshtire te dallosh nje arsye per periudhen negative qe ka larguar Interin nga vendet e para. Megjithate, brenda teje, pse kane ndodhur ato rezultate?
“Nuk ka nje motiv te vertete, e perseris. Futbolli eshte i till. Edhe Barcelona ka humbur pese ndeshje radhazi, por nuk eshte nje skuader e dobet. Ne historine e tyre nuk ka ardhur asnjehere nje moment i tille, mendoj qe asnjehere nuk kane pasur kaq shume humbje radhazi. Ka skuadra qe investojne shume por nuk arrijne rezultate. Ndonjehre gjithcka shkon keq dhe nuk arrin te fitosh. Ne kemi pasur nje moment delikat ku kemi humbur pike pa merite”.

Flitet shume per Perisic sa i perket merkatos. E konsideroni si element te pashitshem?
“E kemi bere veren e kaluar. Nuk mund ta shesim, sapo ka ardhur dhe po integrohet shume mire. Do te qendroj te Inter”.

Ndeshja e neserme do te ejte e rendesishme edhe per Icardin: mund te bej hapin definitiv te kualitetit?
“Une kam luajtur me Vierchowod ne karrieren time. Ai permiresohej gjithmone, edhe pse ishte 34-35 vjec. Ka fituar shume. Mauro eshte i ri dhe, me perqendrimin e duhur, do te permiresohet dhe do te rritet gjithmone e me shume. Nje lojtar duhet te shfrytezoj ne maksimum vitete e karrieres, dhe edhe ai mund dhe duhet ta bej. Me seriozites dhe pune do te behet akoma me i forte. Ai si shume tjere. Ka shenuar gjithmone dhe do te shenoj, eshte cilesia e tij me e mire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.