Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,169 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Qendroj? Nese dikush nuk eshte i kenaqur, prish kontraten. Ibra dhe Toure super. Handa-Jovetic…”

Mancini: “Qendroj? Nese dikush nuk eshte i kenaqur, prish kontraten. Ibra dhe Toure super. Handa-Jovetic…”
  • On 13/05/2016, 10:42

Konferenca e fundit per shtyp e ketij sezoni per Roberto Mancinin, i cili foli perpara gazetarve per ndeshjen e neserme. Ja fjalet e trajnerit:

Cili do te luaj neser?

“Radu, Gyamfi, Della Giovanna, Bonetto, Gnoukouri, Manaj, Turbo, Kondogbia. Keta do te jene ne dispozicion me pas te shohim”.

Keni biseduar me Handanovic dhe Jovetic?
“Nuk kane then asgje te keqe, eshte normale qe te gjithe deshirojne te luajne ne Champions League. Do te luajme ne Europa League dhe do te kerkojme ta fitojme. Ka skuadra te tjera qe kane investuar shume dhe nuk ja kane arritur dickaje te tille”.

Do te pelqente te punoje edhe njehere me Ibrahimovic?
“Gjithmone ka bere mire, cuditem sesi Psg nuk do te vazhdoje me te. Ben akoma diferencen, nuk e di se ku do te shkoje. Sigurishte qe ai mund te beje perseri diferencen”.

Do i garantoni dicka Jovetic? 
“Shpresonim se do te bente me shume, nuk mund te garantoj asgje. Sigurishte ai eshte i afte te shenoje shume gola dhe assite”.

Jeni i bindur se do qendroni?
“Nese jane te gjithe te lumtur qendroj, ne te kundert largohem. Nese dikush nuk eshte i lumtur mund te shkepusim kontraten, nuk eshte e lehte te punosh ne gjendjen aktuale”.

Cfare garancie deshiron?
“Duhet te flas me Tohir dhe te shikojme cfare mund te bejme, ndoshta ata jene te detyruar per 1 zgjedhje”.

Toure eshte akoma nje objektiv?

“Nje futbollist si ai nuk eshte pare kurre ne Itali. Disa e kritikojne per ndeshjen e Championsit, por ne Serin A nuk ka lojtare si ai”.

Fakti qe do te luajne disa “te vegjel” mund tju vene perball kritikave?
“Per ne eshte e rendesishme, kane kualitet dhe duhet ti provojme”.

Skuadra aktuale duhet te beje dhe nje hap per rritur cilesine?
“Baza eshte shume e mire, por me dike do te permiresohemi. Ne ndeshjet me skuadrat e medha nuk kemi patur shume probleme, ky eshte nje faktor i rendesishem. Lojtare si Kondogbia dhe Perisic po permiresohen, duke hedhur nje hap te rendesishem drejt kualitetit. Interi nuk ka bere kaq keq kete sezon”.

Ne Europa League do te preferonit Milanin apo Sassuolon?
“Doni gjithmone te krijone polemika. Milani duhet te mund Juventusin ne finale, do te shkoje ai qe meriton”.

E deshironi Ibrahimovic tek Inter?
“Ashtu sic thash me siper, ai ndryshone ndeshjen, edhe ne Itali. Ben diferencen”

Do te sqaroheni me presidentin per Fair Play Financiar?
“Asnjehere nuk eshte e lehte te sqarohesh per kete gje, do te shohim se cfare mund te bejme”.

Mundesia per nje rinovim kontrate?
“Klubi mund te beje ate qe deshiron, edhe pse me ka ngelur 1 vite kontrate per mua nuk eshte problem”.

Nga duhet te filloje Interi sezonin e ardhshem?
“Juventus, Roma e Napoli jane me perpara dhe do te jene e ne sezonin e ardhshem. Kjo eshte e sigurt”.

Ne merkato ndonjehere nevojiten ide me shume sesa para, je dakort?
“Kur arriti Hernanes ne vend te Nainggolan, flasim per nje lojtare te madh. Ka eksperience dhe ne momentin qe e bleu Interi ishte njeri nga me te miret ne Itali. Ndonjeher disa shitje si Guarin, Kovacic, Shaqiri kane qene te detyrueshme”.

Cili eshte raporti juaj me skuadren?
“Nuk kam patur kurre nje skuader me kaq djem te mire, nuk kam asnje problem”.

Cilet jane lojtaret e pashitshem?
“Akoma nuk kemi folur per kete, nuk me duhet shume per ta kuptuar. Do te shohim se cfare mund te ndodhe”.

Cfare duhet te garantoje Tohir qe ju te jeni i lumtur?
“Une jam i lumtur, edhe pse te gjithe deshirojne te fitojne gjate gjith vitit. Nuk ndodh keshtu gjithmone, edhe pse eshte objektiv i te gjithve”.

FcIN – Nese largohet Handanovic, cili eshte profili ideal per ta zevendesuar?
“Ai nuk ka then asgje te keqe, me pas per merkaton eshte shpejt per te folur. Nese ai do te kete mundesine te luaje ne Champions League mund te shkoje. Sigurisht per momentin nuk kemi kerkuar askend per ta zevendesuar”.

FcIN – Nuk mendoni qe edhe pse keni bere kaq shume per kete klub, tifozet te kane kundershtuar disa here? 
“Me vjen keq sepse per nje moment shpresuan dhe besuan se do fitonin kampionatin, eshte mese normale qe nje tifoz te merzitet kur Interi humbet. Eshte e pamundur te jesh i lumtur kur humbet, por ndonjehere duhet te jemi objektive dhe ne baze te mundesive qe kemi, te kuptojme se deri ku mund te arrijme”.

I ngacmuar per formacionin e neserm Mancini ka zbuluar, do te luaj: Carrizo; D’Ambrosio, Murillo, Juan Jesus, Nagatomo ose Telles; Brozovic, Melo ose Gnoukouri, Kondogbia; Jovetic, Eder, Palacio”.

Cfare mendon per faktin qe milanistet do bejne tifo per ju neser?
“Nuk ka asgje te keqe”.

Cfare nevojitet per te patur nje garanci?
“Nuk eshte nje problem, pas ndeshjes do te largohemi. Do te gjej menyren te flas me presidentin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.