Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Qendroj te Interi me 100%. Banega me kualitet dhe karakter, do te na ndihmoj. Ibra? Nuk besoj qe…”

Mancini: “Qendroj te Interi me 100%. Banega me kualitet dhe karakter, do te na ndihmoj. Ibra? Nuk besoj qe…”
Bujar Berishaj

Roberto Mancini, trajner i Interit, eshte i ftuar te ‘La Politica nel Pallone’, program i Gr Parlamento. Duke iu pergjigjur pyetjeve te Emilio Mancuso, tekniku zikalter ka folur ne 360 shkalle per vitin e tij te Interi: “Besoj qe ka qene nje kampionat i mire, per menyren si ishim nisur shpresonim te futeshim ne Champions por perpara kemi skuadra me te mira. Pastaj pozita e katert nuk eshte rezultat shume i keq”.

Pjesa e pare e kampionatit shume mire, pastaj disa humbje te teperta. Edhe duke perseritur rezultatet e pjeses se pare te kampionatit Interi do te ishte ne vendin e katert. Nje note per sezonin?
“Une dua gjithmone maksimumin… Sic e kam thene pas ndeshjes me Sassuolon nuk do te isha i kenaqur me vendin e trete. Them 6,5 sepse jemi permiresuar ne krahasim me vitin e kaluar, por ne jemi Interi dhe duhet te bejme shume me shume”.

Notat e mira te sezonit?
“Publiku qe eshte kthyer ne San Siro, kemi pasur mesataren me te larte te shikuesve, pastaj sa i perket skuadres ka shume lojtar qe jane permiresuar, keshtu qe jam optimist per te ardhmen”.

Kush eshte boshlleku me tre skuadrat e para, sidomos me Juven? Duhen me shume sezone per te zvogeluar kete boshllek?
“Ne perballejet direkte nuk kemi vuajtuar, perkundrazi ndonjehere kemi qene superior. Me Juven e kemi luajtur deri ne fund por pastaj kemi humbur, me Napolin dhe Romen kemi qene me te mire. Pr Juve, Napoli dhe Roma kane bere me shume pike ne vazhdimesi. Keshtu duhet te insertojme disa elemente te reja qe mund te ndihmojne lojtaret aktual ne menyre qe ky boshllek te zvogelohet”.

Handanovic, Miranda dhe Murillo.
“Jane lojtar qe jane permiresuar dhe kane treguar qe kane kualitet. Do te bejne me mire ashtu si Kondogbia qe ne pjesen e dyte te sezonit ka qene i rendesishem”.

Merkato do te jete e komplikuar, por Banega duket se tashme eshte transferuar?
“Duket qe po. Ka kualitet dhe karakter, do te na ndihmoj”.

Interit i mungon nje bomber si Higuain ose Dybala?
“Nje si Higuain i mungon edhe Juves, te shenosh 36 gola do te thote qe je i jashtzakonshem. Napoli e fillon 1-0 cdo ndeshje me ate”.

Interi me Ibrahimovic dhe Eto’o.
“Ishin lojtar fantastik qe benin diferencen, me njerez si ata fitoheshin skudeto dhe Champions”.

Ibrahimovic mund te kthehet te Interi?
“Nuk e besoj. Ai thote qe e ka vendosur tashme te ardhmen por nuk besoj qe eshte zikalter, te pakten nga ajo qe di. Mekat sepse eshte nje qe te ndryshon ndeshjen”.

Kartonat e kuq te shumte.
“Arbitrat duhet te jene te kujdesshem, jemi nje nga skuadrat me korrekte te Serie A. Katoni i kuq i ndeshjes se fundit ishte i ekzagjeruar, duhet kujdes nga ana jone por edhe nga arbitrat”.

E ardhmja ime?
“Te gjithe duhet te jene te lumtur, klubi dhe tifozet. Nuk dua te shkaterroj nje raport, eshte e rendesishme te kuptosh se cilet mund te jene objektivat, duhet kohe. Nuk mund te shpnezohet shume keshtu qe nuk duhet te gabojme. Dje jemi degjuar me Thohir dhe do te degjohemi akoma”.

Nga 0 ne 100, sa jane mundesite qe Mancini te qendroj te Interi?
“Do te thoja 100. Ndjej besimin e klubit, nuk ka munguar kurre”.

Thohir ka theksuar qe lojtaret duhet te jene krenar qe veshin fanellen e Interit.
“Te luash ketu nuk eshte e lehte, lojtaret duhet te kuptojne rendesine e fanelles”.

Raporti me Morattin?
“Eshte e rendesishme qe eshte akoma ne klub dhe flet me Thohir, sepse mund ta ndihmoj qe te adaptohet me lehte. Ka shkruar faqe te rendesishme te historise se ketij klubi”.

Nje mendim per Kombetaren?
“Nese me therrasin do e mendoja sepse nuk ndodh gjithmone”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.