Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Rezultat pa logjike. Blerje me kualitet. Meazza peshon shume por…”

Mancini: “Rezultat pa logjike. Blerje me kualitet. Meazza peshon shume por…”
Bujar Berishaj

Eshte nje Roberto Mancini me pak ze ai qe paraqitet tek mikrofonat e Sky per te analizuar ndeshjen kunder Juventus. Keto jane fjalet e teknikut zikalter:

“Nuk ka qene vetem kjo, gabimet ndonjehere te humbin ndeshjen ndonjehere ta fitojne. Ne ne pjesen e pare kemi luajtur me te vertete mire. Duhej te kerkonim te benim golin dhe dyte dhe te trete. Kemi luajtur mire. Rezultati nuk ka logjike, por ky eshte futbolli. Duhet te besh gol. Pjesa e dyte ka qene me meritore per Juven. Ka pas raste ku kemi gabuar.

Kur luan ndeshje te tilla nuk mjafton te luash me mire. Duhet fituar. Europa League nuk ndryshon te ardhmen tone. Duhet te ndertojme dicka te rendesishme duke punuar. Nese ndertohet duke vene edhe lojtar me eksperience dhe kualitet qe kane luajtur ndeshje si keto dhe qe rrisin nivelin teknik te skuadres. Duhet te jemi me te vemendshem (episodi i Medel). Kemi kaluar ne mbrojtjen me tre sepse ishim ne veshtiresi per te bere presion me topin larte. Kam menduar qe Nagatomo mund te jap nje shtytje.

Ka krijuar shume dhe kemi pasur raste, por nuk kemi shenuar. Pervec kualitetit lojtar me eksperience ndihmojne te tjeret qe te rriten. Nje djalosh i ri duke luajtur me nje kampion te madh duhet te bej dicka me shume dhe dale ngadale do te permiresohet ne te gjitha aspektet. San Siro eshte shtepia jone, duhet te permiresohemi, San Siro peshon shume. Ne ndeshjet ne shtepi vuajm pak shume. Nese ia dalim te bejme gjerat e duhura duke bere mire besoj qe boshlleku do te zvogelohet. Nuk eshte kaq i madh. Besoj qe gjerat mund te ndryshojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.