Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,720 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini rikthehet tek 4-3-1-2 ndaj Romes? Medel nje siguri. Kovacic do te jete por…

Mancini rikthehet tek 4-3-1-2 ndaj Romes? Medel nje siguri. Kovacic do te jete por…
Inter Club Staff

Roma-Inter eshte shume afer. Skuadra zikalter do te udhetoje drejt kryeqytetit me nje detyre shume te veshtire. Roberto Mancini po mendon per formacionin dhe mendon te beje disa ndryshime duke pare se do ti mungojne edhe njerez te rendesishem si Vidic, Hernanes apo Nagatomo.

Ne qendren e mbrojtjes celesat do ti kene Ranocchia dhe Juan. Sipas Gazzetta dello Sport formacioni i Interit do te jete si me poshte:

Handanovic do te mbroje porten zikalter nderkohe mbrojtja me kater lojtare do te perbehet nga Campaganro, Ranocchia, Juan, Dodo, respektivisht nga e djathta ne te majte keshtu do te vendosen. Medel do te jete shkaterruesi ne kete ndeshje e ne qender te mesfushes sebashku me te do te jene Kuzmanovic dhe Guarin, nderkohe treshja e sulmit do te perbehet nga Kovacic ne mbeshtetje te Palacios dhe Icardit.

Sipas te perditshmes Italiane do te perdoret 4-3-1-2, e Kovacic do te jete trekuartist. Ne pankine do te jete D’Ambrossio qe eshte rikthyer nga demtimit bashke me Osvaldon por Gazzetta tregon edhe nje hipoteze tjeter.

Mancini ka dy formacione ne mbrojtje, kete me lart por edhe 4-3-3(qe behet 4-5-1 ne cdo moment te ndeshjes) dhe ndryshimet do te jene ne sulm: Kovacic sulmues i majte, Osvaldo ne vend te Icardit ne sulm dhe Rodrigo Palacio sulmues i djathte.

Se cfare do te vendose Mancio duhet pritur dita e neserme. Tashme kane mbetur shume pak ore nga supersfida e Olimpicos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.