Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini rindërton Interin, derbi fillon me 4-2-3-1?

Mancini rindërton Interin, derbi fillon me 4-2-3-1?
Rinor Sopaj

Duke i parë skualifikimet e Fredy Guarin dhe Marcelo Brozovic, Roberto Mancinit do t’i duhet të ndërtojë një njëmbëdhjetëshe të re titullarësh për derbin. “Të gjitha mundësitë na dërgojnë tek 4-2-3-1, rreshtim i cili duhet të jetë sistemi i lojës, në të cilin skuadra duhet të adaptohet, pasi ky me shumë mundësi do jetë rreshtimi i Interit në sezonin e ardhshëm. Hernanes, një nga më të mirët, në ndeshjen kundër Veronas, mund të luajë në krahun e Medel (një rol që tashmë e ka bërë tek Selecao) dhe Kovacic – i vetmi nga të gjithë titullarët e mundshëm që mund të vendoset si një mesfushor anësor, për këtë ndeshje, pasi Mancini tani për tani nuk dëshiron ta braktis rreshtimin 4-3-1-2. Pervec, Interit kundër Veronas, do të rikthehen Santon (mungesa e tij ishte vetëm një pushim i thjeshtë), Shaqiri – i lënë në stol pas paraqitjes jo të mirë kundër Parmas. Në mbrojtje dyshimi është tek Juan Jesus: fakti që ka luajtur në tri ndeshjet e fundit si anësor, e mbron pozicionin e Vidic, por Mancini gjithashtu duhet të mendojë nëse t’i besoj D’Ambrosios (njëri nga më të mirët në Verona) apo të zgjedhë mundësinë më defansive me brazilianin. Nuk përjashtohet edhe futja e Obit – i cili shënoi golin e barazimit në derbin e parë të këtij sezoni, por që nuk e ka futur këmbën në fushë që nga 25 janari kundër Torinos – mirëpo nuk përjashtohet edhe mbrojtja me tre, duke e filluar kështu me Santon dhe D’Ambrosio për të rikuperuar një njeri në mesin e fushës dhe kështu do të sakrifikohej Kovacic”, thuhet në Tuttosport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.