Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

683 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini, ripërtërirja e kontratës e lidhur me rezultatet. Në tetor…

Mancini, ripërtërirja e kontratës e lidhur me rezultatet. Në tetor…
Rinor Sopaj

Orë të nxehta përsa i përket situatës e cila lidhet me Roberto Mancinin, e ardhmja e të cilit është e paqartë edhe pse ka pasur ndjenja të mira pas takimit në New York me drejtuesit e Suning: “Është e qartë që trajneri zikaltër dëshiron ripërtërirjen e kontratës, por sic duket është mjaft e vështirë që një propozim t’i vijë menjëherë – lexohet në Corriere dello Sport -. Ka kuptuar që, në qoftë se do të ishte kjo dëshira e shoqërisë, pasi i përsëriti në takimin e fundit dëshirën e tij për projektin, një përgjigje pozitive tashmë do t’i ishte dhënë. Në qoftë se nga klubi deri më tani nuk i ka ardhur asnjë sinjal (ndoshta në tetor kur Steven Zhang të kthehet në Milano), gjithcka të bën të mendosh së ripërtërirjen e kontratës Mancio do ta fitojë me rezultate”.

Nuk merren parasysh dorëheqjet: trajneri zikaltër do ta fillojë kampionatin në stolin zikaltër dhe do të punojë fuqishëm që të jap më të mirën.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.