Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,808 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Rrezik i madh, nje gol mund te ndryshoje ndeshjen. Nuk mundemi…”

Mancini: “Rrezik i madh, nje gol mund te ndryshoje ndeshjen. Nuk mundemi…”
Inter Club Staff

Pas fitores kunder Celtic dhe kualifikimit te mare ne 1/8 e Europa League, tekniku i Interit, Roberto Mancini ka shpjeguar se ka shume aspekte per te permirsuar nga ana e Interit.

E MERITUAR – “Ishte nje Inter qe meritoi, qe luajti mjaft mire ne fushen e lojes. Po permirsohemi edhe pse eshte shume shpejt per tu quajtur perfekt, edhe gabime bejme, por jemi ne rrugen e duhur.”

GUARIN – “Ka gjuajtur gjithmone keshtu, vetem se disa here mendohet me shume sec duhet. Por ai gjuan mjaft mire ne menyre natyrale. E perseris se ai po luan ‘alla Guarin’. Ka cilesi te jashtezakonshme.”

E ARDHMJA – “Duhet te permirsohemi ne cdo pike, duhet te rrezikojme me pak ne mbrojtje, mbrojtesit duhet te mbrohen me shume nga mesfushoret dhe duhet te humbim me pak topa ne mesfushe.”

CELTIC – “Ata ishin me te mbuluar edhe e mbajten me pak topin ne krahasim me ndeshjen e kaluar.”

ITALIA MIRE NE EURPOPE – “Duhen shume pike ne renditjen e UEFA dhe kjo ka te beje shume. Ne dhe skuadrat e tjera Italiane do te mundohemi te bejme mire edhe ne Europa League. Eshte e rendesishme per te gjithe.”

INTERI RREZIKOI – “Ne fillim rreziku ishte i madh, sepse nje gol mund te ndryshonte ndeshjen, me pas ishte me e thjeshte. Ne duhet te permirsohemi, po bejme progres, duhet qe te mundohemi te rrezikojme me pak ne fazen mbrojtese sepse ne shume raste pesojme kundersulme te panevojshme dhe lehtesisht te evitueshme.” – e mbylli Mancini intervisten e tij per Mediaset Premium.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.