Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

6,609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Sa keq, nje skuader e madhe ben edhe golin e dyte. Me Podolskin…”

Mancini: “Sa keq, nje skuader e madhe ben edhe golin e dyte. Me Podolskin…”
Bujar Berishaj

Nuk ka ndeshje te pamundshme. E kishte thene Mancini ne prag te Juventus-Inter, duke iu derguar nje mesazh lojtareve te tij, se edhe kunder kampioneve te Italise duhet luajtur dhe rrezikuar. Nje skuader jo shume e mire ne pjesen e pare, por qe ne pjesen e dyte eshte futur ne fushe dhe ka kerkuar fitore. Per mikrofonat e Sky tekniku zikalter ka thene:

Barazim qe peshon?
“Ka qene nje ndeshje e veshtire por kemi pasur tre raste qe duhej t’i shfrytezonim. Juve ka pasur raste dhe ka shenuar menjehere, kemi qene me te mire ne pjesen e dyte.”

Cfare duhet te bej Interi per te bere te lumtur trajnerin?
“Nuk jam i lumtur dhe nuk e di nese kjo eshte nje shenje e mentalitetit fitues. Ne pjesen e dyte kemi bere mire, shume mire, kemi pasur shume raste dhe kur i ke duhet qe te kerkosh te besh gol. Per kete ndjej keqardhje. Duhet te shenonim.”

Cfare ka ndryshuar me Podolskin?
“Nuk jemi vene ne veshtiresi me krahet, perpara jemi permiresuar sepse kemi pasur me shuem raste, i kemi vene ne veshtiresi.”

Icardi-Osvaldo?
“Nuk dua te flas per kete.”

Hernanes i ka dhene nje sinjal te forte skuadres?
“Ka cilesi te medha, nuk ka qene ne forme, por eshte i mire. Nese meson te bej levizje te caktuara mund te luaj ne te gjitha repartet e sulmit dhe mesfushe.”

Keni pasur sinjale te ndryshimit qe mund te jene shenja te mira?
“Kam qene i kenaqur edhe pas humbjes kunder Romes. Duhet kohe dhe duhet nderruar mentalitet. Mendoj qe djemte po permiresohen. Mendoj qe jemi Inter dhe nje skuader e madhe e ben golin e dyte ne pjesen e dyte.”

Impakti i Podolskit ka qene i mire, prisni Shaqirin kunder Genoas?
“Boh, nuk e di nese do te jete e mundur. Nje trajner shpreson qe gjerat mund te behen shpejt. Mendoj qe Podolski mund te jap shume, ne javen e fundit nuk ka qene edhe aq mire, kishte luajtur pak ne kohet e fundit, mendoj qe mund te jap shume.”

Trofeun si tranjeri me i mire per blerjen e lojtareve e ke ti…
“Pa lojtare te mire nuk fitohen as kampionate e as kupa.”

Keqardhja kalon neser?
“Keqardhja do te jete edhe neser, ose pasneser, por ndeshja ka perfunduar. Nuk mund te bejme me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.