Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Sezoni mbetet negativ. Kovacic regista, Dybala dhe Mauri…”

Mancini: “Sezoni mbetet negativ. Kovacic regista, Dybala dhe Mauri…”
Bujar Berishaj

Dy dite pas konferences para ndeshjes me Romen eshte koha qe Roberto Mancini te takoj akoma gazetaret, kete here per konferencen para ndeshjes me Udinesen qe mund te jete shume e vlefshme per sezonin zikalter. Keto jane fjalet e teknikut italian:

Humbjet e djeshme te Fiorentinas dhe Samp ju bejne qe te shihni fundin e kampionatit me nje tjeter sy? Udine eshte nje hap vendimtar?
“Po por ne Udine nuk t’a japin fitoren, duhet nje ndeshje e madhe. Udinese qe kemi pare kunder Milan ka qene ndryshe, ka lojtar te mire dhe nje trajner qe e njeh Interin.”

Zgjedhje te obliguara ne mbrojtje? Medel hipoteze?
“Jo tamam te detyruara, Medel eshte nje opsion por ka edhe tjere.”

Ke pare disa lojtar te caktuar nga afer…
“Kam pasur kete mundesi, eshte gjeja me e mire per te marr vendime. Dje? Kam pare lojtar qe i njohim me shume dhe me pak. Ne Firence isha me Pieron, ne Parma ai ishte i zene perndryshe do te kishte ardhur.”

Keni gjetur kuadraturen e rrethit?
“Varet se cfare do te thote, e gjen kur ke nje skuader qe luan dhe fiton edhe duke ndryshuar disa lojtar. Nuk besoj akoma qe jemi ne kete pike edhe pse jemi permiresuar. Ne disa momente nuk eshte gjithcka keq vetem per rezultatin ose per proven negative. Nga pak kohe jemi nje skuader, pastaj ka limite qe do te jene edhe ne ndeshjet e ardhshme. Do te vazhdojme te punojme, pas nje serie te rezultateve pozitive shpresojme te vazhdojme.”

Skuadra eshte me e bashkuar?
“Mund te them vetem qe te gjithe jane djem te mire, ndonjehere ndoshta me shume. Profesionist te shkelqyer ne pune, ne kete ka pasur gjithmone kompaktesi.”

Idea per te perdorur nje lojtar teknik perpara mbrojtjes te ngacmon per sezonin e ardhshem?
“Idea e lojes duhet te jete nje, skuadra tashme po e ben, duke luajtur gjithmone per te fituar. Pastaj mund te gabojme lojtaret. Pirlo? E ka bere gjithmone ate rol tek Milan, duke kaluar nga nje gjysme-sulmues ne regista, eshte shnderruar, por nje mesfushor duhet te reagoj keshtu. Mateo mund ta bej, Hernanes nuk besoj edhe pse ndonjehere mund te ndodh. Kush eshte perpara mbrojtjes duhet te jap nje ekuiliber dhe nuk mund te gaboj 10 pasime ne nje ndeshje. Mateo me kohe mund ta bej, ka kualitete. Te shtunen ka hyr mire, me shpirtin qe nje mesfushor duhet te kete.”

Ka nje zgjidhje qe ndeshjet te mos shkatrrohet ashtu si ne Torino? Mund te aplikohet modeli anglez?
“Edhe ne Angli, edhe pse me rralle, ndodh dhe pastaj policia per 24 ore arreston fajtoret. E transmetojne direkt edhe ne tv. Nese nuk bejme dicka, pas disa viteve me fjale… Nje ndeshje eshte nje ndeshje, nuk eshte per gjera tjera, duhet te merren masa serioze perndryshe do te ndodh akoma. Te gjithe duhet ta bejme.”

Para derbyt kishit dhene nje gjykim negativ per sezonin. Me paraqitjet e fundit mund te ndryshoj ky gjykim? Pritej kjo rritje pas ndeshjes me Parman?
“Gjykimi mbetet negativ, mendoja te arrinim ne tre vendet e para, por e dija qe do te ishte e veshtire. Besoj qe duhet kerkuar gjithmone objektivin maksimal, mbi te gjitha nese je Inter. Do te duhet me shume kohe por koncepti nuk ndryshon.”

Stramaccioni ka thene qe Hernanes si trekuartist eshte nje levizje qe jep paparashikueshmeri.
“Ai e njeh, ky eshte pozicioni me i mire dhe po ben mire, meriton te luaj. Ka kualitet dhe mund te jap paparashikueshmeri.”

Sulmuesit e shumte qe kane hyr kunder Romes paraqesin edhe nje zgjedhje mentale?
“Kam vendosur te rrezikoj sepse ndonjehere duhet. Roma eshte ekip i madh, ka luajtur per te fituar, ne fund mund ta bente. Mund te ndodh kunder lojtareve te tille. Barazimi nuk ndryshonte asgje per ne, ka qene keshtu edhe ne te kaluaren dhe jo gjithmone ka shkuar mire. Skuadra ishte e lodhur, lojtaret ishin shume te mire.”

Prisnit nje renie te formes se Shaqirit? Si e shihni Felipen ne vitin e ardhshem?

“Ne Itali askush nuk di te pres asgje, ndonjehere kjo nuk mund te ndodh. Vjen nga nje tjeter stil i lojes, duhet kohe dhe disa veshtiresi mund t’i kete pasur. Tek ne e ka nisur menjehere pas 25 ditesh pasiviteti. Podolski gjithashtu, ka pasur shume raste por nuk ka shenuar, pastaj ai eshte ne nje situate tjeter, ne fund te sezonit deshiron te kthehet tek Arsenal dhe do te kthehet. Platini dhe Van Basten kane shprehur veten vetem pas 6 muajsh, duhet kohe. Felipe? Po vepron shume mire, ka bere mire kur ka luajtur, neser me shume mundesi do e nis nga fillimi. Ka kualitet dhe eshte ekspert, te shohim.”

Para disa javesh mbi kualifikimin ne EL kishit thene se ka 60% mundesi. Tani?
“Nuk ndryshon shume, nuk varet vetem nga ne. Duhen te bejme paraqitje te shkelqyera duke shpresuar se ata para neve te humbin pike nga ketu deri ne fund. Kjo jave eshte e rendesishme per ta kuptuar.”

7 pike ne 3 ndeshjet e fundit pas atij momenti te keq. Kjo skuader ka ndryshuar?
“Nuk mendoj qe ndodh dicka per shkak te denimeve. Ndonjehere te ecen, eshte e drejte per te gjithe. Mendoj qe skuadra ka ndryshuar prej pak kohesh, pastaj nuk vijne rezultatet dhe paraqitjet, kjo te ben te mendosh ne menyre tjeter. Si trajneri ndonjehere me vjen keq per rezultatin qe vjen ne menyre absurde. Nje ndeshje nuk ndryshon asgje, duhet te vazhdojme te punojme dhe te permiresohemi, qe eshte objektivi i vertete.”

Dje keni pare Dybalan, por edhe ndonje tjeter te ka rene ne sy?
“Kam pare lojtar tjere te Palermos dhe Parmas, Mauri, Vazquez, jane lojtar te mire dhe te rinje dhe dikush i sheh me deshire sepse mund te kene te ardhme.”

Mauri mund te jete nje lojtar per t’u vene pas titullareve?
“E njoh prej kohesh, eshte i ri dhe ka kualitete. Mund te jete nje opsion, por ka edhe te tjere te mire dhe te rinje… Mauri do te behet nje lojtar per nje skuader te madhe, ndoshta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.