Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,057 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini sfidon ish skuadren e tij Sampdorian perpara syve te Mourinho.

Mancini sfidon ish skuadren e tij Sampdorian perpara syve te Mourinho.
Blerim Shehu

Gazeta Il Messagero ka bere nje analize te kampit zikalter ne prag te sfides kunder Sampdorias: “Kur luan kunder Sampdorias dhe veren qe ne stadium ndodhet edhe Mourinho (bashke me te dhe Ronaldo), edhe pse kesaj rradhe jo me ne pankine si ne ate 20 shkurt te 2010 (ku Mourinho beri gjestin e prangave kunder Tagliaventos), atehere kupton se ky moment eshte me te vertet i vecante. Interi sonte kerkon fitoren per te thyer kete moment negativ qe po kalon ekipi gje qe e ka bere te rreshkase nga vendi i pare ne vend te peste. “Kam Interin ne zemer dhe i jam mirenjohes familjes Moratti. Por dua te jem i qarte, nuk do te jem drejtues i Interit dhe nuk jam ne kerkim te ndonje klubi momentalisht, por jane klubet qe me kerkojne mua” kane qene fjalet e Special One.

Formacioni i mundshem: Roberto Mancini per  prezencen e Mourinhos ne stadium ka thene:”Te gjithe mund te vijne ne stadium. E ka ftuar Moratti dhe Moratti ka te drejten te ftoje ke te doje”. Persa i perket formacionit, Mancini mund te bazohet tek tridhembshi ne sulm, i perbere nga Icardi, Eder dhe Palacio pasi tekniku zikalter nuk kerkon te dorezohet per vendin e trete. “Kemi ndenjur keto dite ne Appiano Gentile per te punuar ne qetesi dhe duke menduar se asgje nuk ka mbaruar, edhe pse patem nje humbje te rendesishme ne Firenze”. Persa i perket qendrimit ne Appiano Gentile, Mancini eshte shprehur:”Nuk ka pasur asnje lloj ndeshkimi. Normalisht se nje vendim i tille nuk mund t’u pelqeje te gjitheve, por nganjehere duhe te marresh ndonje vendim te tille per te ndryshuar disi situaten per mire. Te gjithe kane qene dakord me kete vendim dhe kane punuar te gjithe mire. Ky eshte futbolli, ndonjhere futesh me nje situate te zeze dhe eshte e veshitre te dalesh. Mbase ndodh qe pas kesaj situate te fitojme 5-6 ndeshje rresht. Futbolli ka edhe situata te tilla, ku nga asgjeja fillon dhe behet gjema e madhe. Nese pas 5 ndeshjeve do te rikthehemi te jemi serisht te tretet, do te flitet mire per ne. Ne keto momente eshte mire te flasesh sa me pak, te ishte per mua nuk do te beja as konferencat e shtypit perpara ndeshjeve. Nganjehere eshte e kote te flasesh, mjafton te punosh dhe te japesh maksimumin duke punuar per te dale nga situata. Kritikat? Nuk kam lexuar asgje, nuk e kam idene. Cdokush eshte i lire te shkruaje ate qe ka deshire, e di sesi funksionon ne Itali, nese humb je me i keqi”.

Objektivat: Bashke me Mourinhon dhe Ronaldon ne stadium do te jete edhe Thohir, i cili do te kthehet nga Londra ne Milano per te ndjekur ndeshjen.”Duhet me patjeter te arrijme te tretet dhe Mancini eshte tranjeri ideal per te arritur kete synim. Do te duhet ti japim kohe ekipit, edhe pse kjo gje nuk duhet te merret si justifikim. Po kerkojme sponsor ne nivel global. Eshte ide e mire per te pare per partner edhe ne Kine” eshte shprehur Thohir.

Sampdoria: Edhe Samp ndodhet ne nje situate te keqe aktualisht, Vincenzo Montella ka deklaruar: “Jemi disi mbrapa persa i perket objektivave tone, por ne San Siro do bejme gjithcka qe te mos humbim. Kemi shume ish zikalter ne klub dhe mbase dikush do te na ndihmoje ne kete ndeshje. Interi ka ne organike lojtare shume te mire dhe objektivi i tyre eshte mjaft i qarte. Gjithashtu do te kemi kunder Eder, te cilin e respektojme per vendimin qe mori per tu larguar. Shenojme pak gola? Problemi i vertete eshte se pesojme dhe shume gola, gjithashtu duhet te permiresohemi persa i perket gjuajtjeve ne porte pasi gjuajme shume pak kur i afrohemi zones. Kemi treguar se kemi lojtare me nivel te mire, por sapo te gabojme pak na kap paniku dhe deshtojme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.