Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Shaqiri surprize e bukur, gati per te dielen. Kovacic si Interi. Icardi…”

Mancini: “Shaqiri surprize e bukur, gati per te dielen. Kovacic si Interi. Icardi…”
Inter Club Staff

Pas fitores 2-0 ndaj Sampdorias, fitore e cila i ka dhene Interit te drejten per tu kualifikuar ne cerekfinale, Roberto Mancini ka folur ne sallen e shtypit:

Shaqiri surprize?

“Eshte shume mire dhe eshte stervitur. Me ka surprizuar per mire dhe mendoj se mund te luaje edhe te dielen.”

Pas nisjes se mire, Interi gjeti disa veshtiresi pas kartonit te kuq te Sampdorias, mos eshte problem gjendjeje fizike?

“Po, nisja e lojes ishte shume e mire dhe pastaj patem disa probleme te vogla sepse Sampdoria eshte nje skuader shume e mire dhe Sinisa po ben shume mire atje. Gjithsesi beme nje ndeshje shume te mire dhe patem shume raste per gol. Jam i lumtur.”

Te dielen ndaj Torinos a do te kete ndonje te re perpara? Pershembull Icardi pushim dhe Bonazzoli ose Puscas ne sulm?

“Jane kater dite deri tek ndeshja e se dieles dhe Icardi ka te gjitha mundesite te rekuperoje energjite, eshte i ri dhe do te jete gati. Secili do te kete shancin e tij.”

Kovacic ka luajtur pak i ndrojtur: A mund te luaje ai me mbrapa tek dy mesfushoret e qendres?

“Po, Kovacic mund te luaje pa problem edhe aty. Ai eshte si Interi. Ne kete moment ka disa ulje dhe ngritje por ajo qe eshte e rendesishme eshte se duhet te jemi ne rritje.”

Si e gjykon paraqitjen e Andreollit?

“Shume mire. Po permirsohet, edhe pse kesaj radhe nuk me gjuajti ne koke (qesh). Ka bere nje ndeshje shume te mire.”

Eto’o po vjen ne Genova dhe ka shume entuziazem rreth tij…

“Jam i lumtur. Po punojne mire dhe atje sic e dini kam nje copez te zemres time, keshtu qe jam shume i lumtur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.