Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini skuadrës: “Të besojmë, mund të bëhet”.

Mancini skuadrës: “Të besojmë, mund të bëhet”.
Rinor Sopaj

Roberto Mancini beson në rimëkëmbjen. Edhe pse rezultati është i rëndë 3-1 në shtëpinë e Wolfsburg, trajneri zikaltër është i bindur që skuadra e tij ka të gjitha mundësitë për të provuar përmbysjen e rezultatit, duke luajtur kështu mundësinë e fundit për ta vazhduar eksperiencën në Europa League. Ashtu sic tregon La Gazzetta dello Sport, dje trajneri zikaltër ka bashkuar skuadrën përpara stërvitjes dhe nuk është pajtuar me mposhtjen, prandaj ai ka provuar t’i bind lojtarët për mundësinë për ta kaluar këtë fazë: “Të besojmë djema, sepse mund të bëhet”, fraza e futur në thonjëza nga raporti i të përditshmes. Skuadra, në fakt, për t’u rigrupuar dhe që të mos “qaj” më, dje ka ngrënë mish skare, gjë e cila u organizua në Appiano Gentile.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.