Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,101 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Skudeto objektiv. Salah? Nje ide, Pedro nje ‘big’. Mazzarri…”

Bujar Berishaj

Roberto Mancini ka folur ne konferencen per shtyp para ndeshjes me Napolin duke komentuar dhe analizuar ndeshjen. Keto jane fjalet e tij:

Neser do te jete nje nga ndeshjet vendimtare nga ky moment deri ne fund te sezonit?
“Ndeshja e neserme do te jete nje ndeshje shume e veshtire kunder nje skuadre te madhe dhe keshtu do te jete e komplikuar te marrim nje rezultat pozitiv. Ne, megjithate, duam te bejme mire kunder nje skuadre te madhi si Napoli, nje skuader qe eshte para neve ne renditje. Do te jete e rendesishme per ne.”

Nje turnover i vogel, eshte nje hipoteze ne prag te EL?
“Mund te jete, besoj qe disa lojtar mund te ndryshohen.”

Icardi do te jete ne te dy ndeshjet?
“Po, besoj qe po.”

Mund te jete nje stafete me Palacion?
“Do te vleresojme edhe neser, por mund ta nis nga fillimi.  Nese jane mire do te luajne.”

Pa Champions mund te largoheni ne fund te sezonit?
“Shkruhen shume gjera, por besoj qe e ardhmja varet nga e ardhmja, si skuadra ashtu edhe shoqeria. Viti i ardhshem varet nga tani, dua ta theksoj dhe perserise. Jemi permiresuar ne kohet e fundit, edhe pse procesi i rritjes duhet te kaloj neper ndeshje jo te lehta. Vitin e ardhshem do te luftojme per Skudeto.”

Ka keqardhje per renditjen aktuale?
“Pervec ndeshjes me Empolin, qe nuk me ka kenaqur per asgje, besoj qe skuadra eshte permiresuar gjithmone ne menyre graduale dhe te vazhdueshme. Mund te shkohet ne disavantazh ne disa ndeshje, por disa humbje nuk jane te merituara sipas meje.”

Cfare mendoni per fjalet e Mazzarrit? (Tekniku toskan ka thene, koheve te fundit, qe Inter do te kishe arritur ne Champions League nen drejtimin e tij).
“Gjithcka eshte e mundur dhe nuk mund te them asgje per kete. Eshte e veshtire, megjithate, qe ta dish si do te perfundoj, por mund te jete.”

Ishte edhe Inter pas Salah?
“Po, edhe vet Salah kishte menduar per neve dhe mundesia ishte konkrete. Pastaj ka shkuar keshtu dhe jemi shkuar pas lojtareve tjere, por ishte nje opsion per neve. Kjo eshte e sigurt.”

Keni folur me te me ane te telefonit?
“Ishte mundesia.”

Kunder Fiorentinas, me portier te kundert, ndeshja do te perfundonte ndryshe? Si e vleresoni mbrojtjen aktuale?
“Me vjen keq per lojtaret qe kane humbur nje ndeshje ne menyre te pamerituar, sepse Fiorentina nuk i ka vene nen presion. Ne kemi pasur pak frike ne fillim, por pastaj ka pasur shume raste per te barazuar. Por ky eshte futbolli dhe nje ndeshje e humbur mund te jap megjithate sinjale pozitive. Neto dhe Handanovic jane dy portier te medhenje, dhe mund te them qe nuk e njihja mire brazilianin. E perserise, kunder toskaneve kemi pasur shume raste dhe jam i lumtur qe kemi pesuar me pak se ne rastet tjera. Jemi me kompakt dhe ja dalim te krijojme shume.”

Besoni qe skuadra merr shume kohe per te fyre ne ndeshje?
“Besoj qe skuadrat tjera, ato qe jane para, kane me shume siguri sesa ne sepse lojtaret punojne se bashku prej me shume kohesh. Kjo ben diferencen dhe mund te te jap me pak siguri, per neve eshte vetem ceshtje kohe.”

Duket qe tek Milan po vjen nje pronar aziatik, cfare mendoni?
“Nuk mund te di cfare do te ndodh tek Milan. Keto figura, megjithate, mund ti bejne mire futbollit italian.”

Salah do te vinte ne vend te Podolski?
“E dinim qe Chelsea e donte Cuadradon, keshtu ne nuk kemi mundur ti japim lojtar ne shkembim sic ka bere Fiorentina.”

Mund te sqaroheni ne lidhje me te ardhmen tuaj?
“Jemi duke bere nje pune te rendesishme dh epuna qe po bejme tani duhet te garantoj rezultate ne fund te sezonit. E perserise. vitin e ardhshem Inter duhet te luftoj per Skudeto.”

Sa mungon per te pare nje Kovacic te pjekur? Cfare ka ndikuar tek vazhdimesia e Guarin dhe ne paraqitjet e mira te Shaqirit?
“Guarin kishte nevoje vetem per qetesi, kurse Shaqiri mund te permiresohet dhe te rritet akoma. Mateo, nderkohe, duhet te jete i qarte, ka kualitete dhe do te vij momenti kur ai do te bej ate ‘hapin e madh’.”

Ne fund te sezonit Podolski do te largohet? Pedro mund te jete nje mundesi?
“Lukas deshironte te luante, ka eksperience, por ka akoma nevoje te ambientohet. Ne Cagliari ka bere nje ndeshje te shkelqyer, dhe shpresoj qe mund te vijne golat e rendesishem me firmen e tij. Sa i perket spanjollit, besoj qe eshte nje lojtar i rendesishem, por luan tek Barcelona. Do te ishte e veshtire ta marrim.”

Guarin mund te pushoj neser ne prag te EL?
“Do te pushoj nga e hena deri te merkuren (qesh).”

Kush eshte me i forte mes Shaqiri e Salah?
“Jane dy lojtar te ndryshem dhe mund te luajne se bashku. Ne fakt, njeri ka zevendesuar tjetrin tek Basel. Jane te dy lojtar te forte, edhe pse tani per egjiptianin gjithcka po shkon mire.”

Neser mund te jete rasti qe te pushoj Santon, me D’Ambrosion titullar, dhe per te pare Hernanes?
“Mah… (qesh). Braziliani mund te luaj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.