Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,269 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Sot me mire se ne Udine, por fitorja eshte e rendesishme. Handa? Nuk eshte e thene qe largohet. Icardi dhe Kovacic…”

Mancini: “Sot me mire se ne Udine, por fitorja eshte e rendesishme. Handa? Nuk eshte e thene qe largohet. Icardi dhe Kovacic…”
Bujar Berishaj

Inter pushton Olimpicon dhe Roberto MAncini komenton keshtu per Sky Sport 24 fitoren 1-2.

“Fitore e vuajtur? Kemi pasur shume raste dhe kemi gabuar. Kur nje skuader pastaj mbetet ne nente mbyllet para dhe eshte e veshtire te gjesh hapesire. Kemi humbur edhe nje penallti, por e rendesishme eshte fitorja. Duhej ta qarkullonim topin shpejt, te presim momentin per te shkaur ne nje kunder nje. E kemi bere me mire se Udine, por Lazio eshte nje skuader e shkelqyer dhe mbrohej mire.” Pastaj flet per Kovacic.

“Kovacic? Ai eshte njeri nga ata qe eshte ne gjendje te krijoj superioritetin. Edhe ne 20 minutat e para ndeshja ishte shume e mire, e hapur, me raste nga te dy palet. Ka pasur nje moment ku Mauri faulohet pak keq nga Medel, por pjesa tjeter ka qene mire.”

Nje gjykim per Icardin?
“Mauro po permiresohet, e rendesishme eshte qe ai eshte aty. Sot mund te bente 2-3 gola, por eshte gjithmone, e rendesishme eshte kjo. Sot ka bere nje ndeshje te shkelqyer, po luan mire.”

Handanovic eshte thelbesor apo mund te sakrifikohet?
“Samir eshte nje nga me te miret ne Europe dhe e ka konfirmuar edhe sot. Nuk e di situaten e tij saktesisht, e di qe po flasin. Ndonjehre zmadhohet dhe pastaj gjendet nje rruge. Te shohim cfare do te ndodh ne javet e ardhshme. Mund ta kuptoj deshiren e tij, edhe pse s’kam folur asnjehere me te. Ne nuk mund t’i garantojme Championsin, por te shohin nese ia dalim ta mbajme. Ndonjehere duhet respektuar edhe vullneti i lojtareve, por nuk eshte e thene qe do te largohet.”

Pse ka veshtiresi edhe ne 11 kunder 9?
“Lazio bente presion ne pjesen tone sepse ishin minutat e fundit, por eshte e qarte qe duhet te permiresohemi. Ne kemi bere hapa perpara. Ne Itali, edhe nese mbeteni ne 9, hapesirat veshtire se gjenden.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.