Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,470 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Suning i rendesishem, Inter meriton lojtaret e medhenje. Lojtar si Toure ne Itali nuk ka. Juve…”

Mancini: “Suning i rendesishem, Inter meriton lojtaret e medhenje. Lojtar si Toure ne Itali nuk ka. Juve…”
Bujar Berishaj

Drejtperdrejt nga Brunico, trajneri zikalter Roberto Mancini ka dhene nje interviste per mikrofonat e Premium Sport. Fjalet e para te tij jane per ate qe ka ndodhur ne Puglia:

“Dua te dergoj nje perqafim nga te gjithe ne per familjet e viktimave te incidentit. Ngushellohemi te gjithe me Puglian”.

Pastaj flet per fushen: “Kjo do te jete ndeshje e dyte, kemi punuar shume dhe gjeja e rendesishme per mua eshte qe lojtaret te mos lendohen. Kerkoj te bej me te miren sic kam bere gjithmone, jam i dashuruar me kete pune dhe kerkoj te bej me te miren”.

Nje pyetje per Yaya Toure dhe tekniku perserit qendrimin e tij: “Per mua eshte nje nga mesfushoret me te mire ne bote. Nje si ai ne Itali nuk e kam pare kurre, pavaresisht se ketu kane luajtur shume lojtar te medhenje. Kush e gjykon pasi e ka pare per vetem nje loje nuk kupton asgje nga futbolli”.

Trajneri zikalter shpjegon edhe raportin e tij me kinezet e Suning: “Pronaret e rinj? Jemi takuar njehere. Per te gjithe tifozet e Interit eshte nje hap i rendesishem, Interi meriton lojtare te medhenje ashtu sic ka qene gjithmone. Besoj qe Juventus eshte skuadra me e forte, leviz gjithmone me heret me perforcimet edhe pse pastaj ne futboll nuk i dihet kurre. Do te provojme kete vit”, ka shtuar Mancini qe pastaj perfundon intervisten kur pyetet per kombetaren angleze: “Anglia? Une jam ketu te Interi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.