Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,024 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Tani kemi pika kyce, parametrat zero jane zgjidhje te mire. Moviola, Thohir dhe Manaj…”

Bujar Berishaj

Roberto Mancini flet ne konference per shtyp para ndeshjes Inter-Napoli. Keto jane fjalet e tij:

Ne kete moment keni me shume shprese per vendin e trete apo keqardhje per humbjen ndaj Torinos?
“Besoj qe mundesite nuk jane te shumta por me 18 pike ne dispozicion e kemi detyre te mendojme pozitivisht”.

Napoli pa Higuain eshte rast qe nuk duhet humbur?
“Napoli eshte skuader e shkelqyer edhe pa Higuain, qe ka bere diferencen. Do te luaj Gabbiadini qe eshte shume i mire, duhet te jemi te vemendshem”.

Ne sulm, pervec Icardit, nuk ka shume vazhdimesi. Varet nga puna juaj apo mundesa e lojtarve?
“Nuk i kemi thene asnjehere lojtarve te mos shenojne. Ka momente kur sulmuesit shenojne dhe kur nuk shenojne. Ka qene thmebra jone e Akilit ne fillim, me 7-8 gola me shume do te kishim se paku 6 pike me teper”.

Liverpool-Dortmund si spot per futbollin, te ka ngjallur deshiren te kthehesh ne Premier League? Cfare ndeshje mund te jete Inter-Napoli?
“Nuk e kam pare ndeshjen por e di qe ne Anfield eshte e pabesueshme kur duhet rekuperuar rezultati, nuk besoj qe ne Itali mund te kete nje ndeshje te tille. Neser shpresoj te jete ndeshje e bukur, do te luajne dy skuadra te medha”.

Thohir kthehet ne Itali, do i kerkosh t’i mbaj lojtaret e forte?
“Besoj qe objektivi i tij eshte si ai i te gjithve, pra te permiresoj skuadren cdo vit. Nuk besoj qe ka dallime”.

Ne perballjet direkte Napoli nuk ka qene superior, ka keqardhje duke shikuar klasifikimin? Cfare i mungon Interit?
“Tani duhet te mendojme per gjashte ndeshjet e fundit. Skuadra fillon te formohet, te kete pika kyce edhe per te ardhmen. Mungojne disa pjese te rendesishme qe mund te ndihmojne kete skuader te re. Por fillon te kete pika kyce dhe eshte e rendesishme. Tani mendojme per 6 ndeshjet qe kane mbetur”.

Ka dicka qe mund te ndikoj qe ti te largohesh?
“Inter eshte e kujdesshme ndaj FPF prej kohesh, e dija dhe do te jete keshtu edhe per pak kohe. Do te kerkojme te bejme me te miren pa bere gabime. Nese qendroj? Nuk mund t’i pergjigjem gjithmone te njejtes pyetje (qesh)”.

Eshte e mundshme te shohim te shpirtin qe kemi pare kunder Juventusit ne ndeshjet e fundit?
“Duhet te kerkojme te bejme kete, kemi humbur pike dhe tani duhet te kemi edhe fat. Do te jene 6 ndeshje te veshtira, skuadrat me te cilat do te luajme jane solide, disa nuk kane asgje per te humbur”.

Si eshte raporti me Icardin?
“Nuk ka pasur kurre probleme. Nese dikush qendron ne pankine eshte normale qe nuk eshte i lumtur, i ka ndodhur Icardit, Joveticit dhe Palacios. Nuk ka probleme per te cilat eshte shkruar, nuk e di pse eshte bere dicka e tille”.

Do i japesh doren Sarrit? Cfare mendon per moviolen ne fushe?
“Po, episodi eshte pjese e se kaluares, pike. Nuk jam ne favor te movioles, jam me shume per gabimin e arbitrit”.

Kondogbia dhe Perisic mund te jene pika kyce per te ardhmen?
“Perisic ka pasur nevoje per kohe, ka pasur me pak probleme fizike sesa Kondogbia. Geoffrey ka nevoje per me shume kohe. Kohet e fundit nuk ka luajtur per shkak te lendimit, perndryshe do te ishte ne fushe. Tani eshte mire”.

Keni menduar per Mertens dhe Gabbiadinin tek Interi?
“Gabbiadini me pelqente qe kur ishte te Atalanta. Mertens tashme eshte i njohur mjaftueshem. E veshtire t’i marresh”.

Pse Telles nuk eshte titullar fiks?
“Ai eshte i ri, ka nevoje te punoj dhe t’i pershtatet futbollit italian. Ka kualitete dhe i nevojitet vetem me shume kohe”.

Zerat mbi klubin mund te kushtezojne skuadren?
“Jo, absolutisht”.

Inter mund te kishte me shume se 6 pike?
“Po, kemi humbur shume te tilla. Mund te kishim disa pike me pak se Napoli”.

Gnoukouri dhe Manaj jane gati?
“Te dy kane luajtur tashme me Interin. Gnoukouri ka nevoje te luaj per te mos humbur kohe. Manaj eshte me i gatshem fizikisht, mund te kete nje te ardhme te mire te Interi”.

Sa i nevojiten futbollit italian skuadrat B?
“Ne Angli jane si Primavera, vetem se shpesh mund te luajne me shume lojtare te skuadres se pare. Problemi eshte qe ne Itali te rinjte duhet te luajne me shume por ketu rezultati eshte aq i rendesishem sa qe trajneret heqin dore nga mundesia per te luajtur nga fillimi me ta”.

Tani Gnoukouri mund te kete me shume hapesire? Cfare mendoni per Mihajlovic?
“Pergjigjem vetem per pyetjen e pare, Gnoukouri ka nevoje te luaj. Shpresoj qe mund te kete mundesi, por ne vitin e ardhshem do te jete shume e rendesishme qe te gjejme nje zgjidhje ku mund te luaj”.

Do te ndryshoni dicka duke pare mungesen e Higuain?
“Jo”.

Ju e njihni Erkin, sa eshte konkrete pista qe dergon te ai?
“E kam pare duke luajtur, eshte nje lojtar ne skadence. Kur flitet per merkaton, nje zgjidhje e mire mund te jete duke llogaritur ne lojtaret me parametra zero qe nuk jane shume te vjeter dhe qe garantojne eksperience dhe kualitet. Ka akoma kohe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.