2,269 views

Mancini: “Toure? Piero, futi duart në xhepa”.
Mancini i ka bërë thirrje kryesisë së Interit që të bëj një sforco dhe të transferoj mesfushorin e City-it, Yaya Toure.
Emri i Toure gjithmonë e më shumë po lidhet Interin, përkundër fjalëve të Ausilios se ky transferim është pothuajse i pamundur.
“Toure? Piero, futi duart në xhepa”, – Mancini qesh gjersa i përgjigjet pyetjes së Sky.
“Për mua ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai luan per City-in dhe gjithçka varet nga ai, se a ka dëshirë që të bëj eksperiencë edhe në Itali pas eksperiencave të tij në liga të tjera të mëdha evropiane. Do të ishte mirë për futbollin italian nëse ai do vinte tek ne”.