Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,988 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Tre fitore nuk ndryshojne asgje. Kovacic dhe Icardi jane e ardhmja e Inter!”

Mancini: “Tre fitore nuk ndryshojne asgje. Kovacic dhe Icardi jane e ardhmja e Inter!”
Bujar Berishaj

Eshte koha per Inter-Celtic, ndeshja e kthimit e Europa Leauge qe do te percaktoj ekipin qe do te avancoj me tutje ne kete kupe europiane. Per te iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve dhe per te analizuar ndeshjen, flet Roberto Mancini nga qendra sportive Angelo Moratti.

Cfare nuk duhet te bej Interi neser?
“Duhet te kerkoj ti bej gjerat mire, sic po i ben, ne nje ndeshje te tille sa me pak qe gabon me pak rrezikohesh. Por nuk do te jete e thjeshte pavaresisht avantazhit te lehte qe kemi, ndeshja luhet deri ne fund.”

Kjo eshte nje ndeshje ne te cilen mund te kuptoni nese ekziston ai hapi i kualitetit?
“Besoj qe skuadra po ben ate qe duhet, normale qe bejme gabime dhe do te ndodh prape. Normale, por eshte e qarte qe ne mund te menaxhojme situaten nese do te jete pozitive. Kemi lojtar ekspert, qe luan ne kombetare, nuk duhet te nenvleresojme kundershtarin. Skuadra do te bej nje ndeshje te madhe.”

Me e lehte te pregaditesh nje ndeshje pas 3 fitoresh ne kampionat dhe me nje klasifikim me te mire?
“Nese dikush fiton tre ndeshje me radhe shpreson ne nje jave qetesie, por nuk kemi pasur kohe te relaksohemi duke luajtur cdo tre dite. Neser do te jete e rendesishme, pas paraqitjeve dhe rezultateve te mira mund ta pregadisim mire, me te relaksuar. Por nuk duhet te ulim tensionin, nje minute mund te ndryshoj gjithcka. Perqendrimi duhet te jete nga tani deri neser ne oren 21:00.”

Ne Glasgow ka pasur nje klime te pabesueshme qe ka ndihmuar Celticun, doni ti thoni dicka tifozeve per te replikuar?
“Publiku i San Siro ka pasur gjithmone nje peshe, varet nga ne nese vazhdojme keshtu per ti bere ata qe te vijne ne stadium. Varet nga ajo qe do te bejme ne javet e ardhshme, neser do te kete shume njerez. Ndeshja nuk do te jete e thjeshte, duhet perqendrim maksimal, nuk mund te gabojme asgje sepse skocezet nuk dorezohen kurre, edhe nese jane duke humbur.”

I keni rishikuar ata 20 minuta pas 1-0 ne Cagliari? Cfare ideje te ka dhene?
“Mund te ndodh kur vjen nga nje ndeshje e kupes. Ne gjysmen e pjeses se dyte mund te ndihet lodhja, 8 lojtar qe ishin ne fushe kishin luajtur edhe ne Glasgow. Duhet te permiresohemi ne aspektin kur jemi ne avantazh, do te ishte edhe me thjeshte. Jemi permiresuar ne gjithcka, duhet ta bejme edhe kete. Dhe mos te harrojme qe jane kundershtaret, Cagliari ka kuptuar qe mund te bente dicka me shume dhe mund te perfundonte 2-2.”

Deri kur ndeshjet jane stervitese dhe kur ato behen te lodhshme?
“Si lojtar kam preferuar gjithmone te luaj, besoj qe pastaj ndeshja do te jete gjeja me e bukur. Kur behen shume dhe lojtaret jane te njejtit gjithmone dicka duhet te ndryshohet, mund te kete edhe lodhje. Sot kemi strukture qe te jep siguri, te ndryshosh nuk eshte e lehte por duhet te bejme dicka.”

Mendoni qe skuadra eshte kthyer ne lufte per vendin e trete dhe mund te vazhdoj te synon kete kupe?
“Nese Juve ngadaleson mund ta mberrijme (qesh). Tre fitore nuk ndryshojne asgje, vetem japin me shume besim. Kur punohet mire dhe rezultatet nuk vijne atehere ka deshperim, tani rezultatet po vijne. Tre fitoret jane rezultat i punes, por klasifikimi i sotem nuk i pershtatet akoma Interit. Shikojme me vone, objektivi eshte te rritemi me tej, edhe kur jemi ne avantazh pa rrezikuar. Nese ja dalim do te gezojme, te flasim per objektive sot nuk nevojitet.”

Ne gazeta flitet shume per Icardin dhe per faktin se Inter mund te shes nje big. Sa eshte e rendesishme per ti thene jo nje oferte te madhe per te pasur ne ekip sulmuesin e se ardhmes?
“Besoj qe Icardi mund te permiresohet akoma, per moshen qe ka. Ai mund te mesoj dhe te permiresohet ne te gjitha pikat. Mund te jete nje sulmues i madh ne 10 vitet e ardhshme, edhe nje djale i mire. Besoj qe e ardhmja e tij varet nga ajo qe do te bejme ne fund te sezonit.”

Mbreme Mihajlovic ka qortuar Reginin, cfare mendoni per reagimin e tij? Si mbahet perqendrimi deri ne fund?
“Nuk e kam pare derbyn por mund ta imagjinoj, besoj qe mund te kete tensionne nje ndeshje te tille. Nuk besoj te kete ndodhur asgje e keqe. Ne kemi pranuar tre gola ne sekondat e fundit, mund te ndodh, dhe nese ndodh, thjeshte ndodh. Duhet mbajtur larte perqendrimin por ne fushe jane edhe kundershtaret.”

Si eshte Handanovic?
“Eshte shume me mire. Te shohim nese mund te rekuperohet neser por ne kupe do te luaj gjithmone Carrizo. Mendoj se eshte e drejte keshtu, ka luajtuar gjithmone keshtu. Fillimisht kam vene Handanovic, sepse nuk e njihja akoma Carrizon. Kam pasur nje eksperience te tmerrshme ne FA Cup, kam vene gjithmone Pantilimon, pastaj e ndryshova ne finale. Carrizo ka bere gjithmone mire, mire qe luan dhe kenaqet.”

Kush do te luaj neser?
“Fredy, Icardi, Jesus, Santon, Medel, Palacio, per te tjeret pres gjendjen e tyre fizike neser ne mengjes.”

Ekziston nje interviste e juaja ku ju e citoni Kovacic si te riun me te mire ne perspektive.
“E kishim percjelle tek City, mund ta merrnim. Pastaj ka ardhur tek Inter, ka kualitete te medha. Eshte i ri, duhet te permiresohet ne shume gjera. E njejta gje me Mauron, do te jene e ardhmja e Interit por ndonjehere duhet te pushojne, te kuptojne dhe permiresojne gjerat tekniko-taktike. Behet fjalet per nje ceshtje te moshes.”

Si ka mundesi qe Fredy ishte gati per tu larguar dhe me ty eshte nje gur themeli?
“Nuk e di, vitin e kaluar e kam thirrur sepes e doja tek Galatasaray. E njihja, mendoja qe mund te ishte i dobishem per neve duke pare qe Inter po e shiste por ai ka thene qe deshiron te qendroj tek Inter. Jam i lumtur qe po ben mire, mendoj se eshte nje mix i faktoreve.”

D’Ambrosio si eshte? Neser mund te luaj nga minuta e pare?
“Eshte mire, ai dhe Andreolli. Nuk luajne prej nje muaji por mund te zbresin ne fushe. Nuk e di sa minuta kane ne kembe, por te jene ne formacion eshte nje opsion.”

Keni trajtuar momentin delikat ne menyre te qete. Eshte ky dallimi mes nje trajneri te madh dhe jo te madh?
“Nuk e di, besoj qe mund te varet edhe nga trofet qe dikush i fiton ose jo. Besoj qe kritikat dhe elozhet jane pjese e jetes, mbi te gjitha per neve qe bejme kete pune dhe gjykohemi cdo tre dite. Mendoj qe nje trajner duhet te bej punen e tij me bindje. Kam kaluar mes te gjithckaje ne 30 vite.”

Ne 5 ndeshjet e fundit keni bere vetem nje zevendesim para minutes se 79, pse?
“Skuadra ka gjetur nje strukture, pastaj jane lojtaret e rinj dhe mund te luajne 70 minuta. Kur perfundojne ndeshjet dhe shikohet rezultati mund te bisedohet per ndonje gje, por tani qe skuadra ka strukturen e vet mund ta mbaj per 90 minuta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.