Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

566 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Vendi i trete? Jemi ne loje. Telles? Flasim ne fund te sezonit. Mou? Moratti mund te…”

Mancini: “Vendi i trete? Jemi ne loje. Telles? Flasim ne fund te sezonit. Mou? Moratti mund te…”
Inter Club Staff

Roberto Mancini ka folur sot per mediat ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes me Sampdorian.

Kjo eshte intervista e plote e tranjerit te Interit:

Si ka shkuar terheqja ne Appiano? Si e kane pritur lojtaret?

“Jemi terhequr per te punuar te qete dhe pa presione. Shume mire.”

A eshte vendi i trete i mundeshem?”

“Po, asgje nuk ka perfunduar.”

A duhet gjetur harmonia per te qene te gjith se bashku?

“Kjo eshte mbi te gjitha. Nuk ka patur asgje ndeshkuese, eshte e qarte qe terheqja nuk i pelqen askujt, por kur gjerat nuk shkojne mire duhet ndryshuar dicka patjeter. Te gjithe e kane pranuar dhe kemi punuar te qete.”

Keni punuar mbi nje formacion titullar?

“Nga 4-3-3 ne 4-4-2 sistemi nuk ndryshon, kemi shkuar mire me te dy formacionet, kemi ndryshuar pak.”

A e keni kuptuar gjate kesaj kohe se cfare ka ndodhur?

“Ky eshte futbolli, kur hyne ne nje perjudhe negative eshte e veshtire te dalesh, me pas mund te fitojme 5-6 ndeshje per tu ringritur. Nuk eshte dicka fizike, as taktike apo teknike, gjerat nuk po shkojne mire dhe duhet ta pranojme te gjithe kete fakt.”

Duhet te jeni te mire per te protestuar, a nuk eshte momenti te vendoset nje rregull i brendshem?

“Per kete preferuam te qendronim ne heshtje pas firenzes, te shohim.”

A duhen bere ndryshime paraprake?

“Kemi bere 6 ndeshje dhe kemi humbur 2, jo 6. Per fat te keq kemi dal disa here barazim, por piket e mbledhura gjate fazes se pare na mbajne ne gare per vendin e trete. Jemi ne moment te veshtire por nuk mendoj se duhet ndryshuar shume per te dal nga kjo situate, terheqjen ne Appiano e beme per te ndenjur ne qetesi.”

Cfare eshte Palacio per Interin sot?

“Eshte nje lojtar i jashtezakonshem, per gola, per skuadren. Eshte nje shembull per te gjithe, per fat te keq vitet kalojne por ai perpiqet gjithmone per te dhene maksimumin e tij.”

Cila nga kritikat qe ke mare te ka krijuar me shume probleme?

“Nuk kam lexuar asgje, nuk e kam iden. Te gjithe jane te lire te shkruajn cfardo, e dime sesi funksionon ne Itali, nese fiton je me i miri dhe nese humb, me i keqi.”

Keto dite cfare keni diskutuar me lojtaret?

“Jemi munduar te qetesohemi sepse ky eshte futbolli. Ka momente te tilla ku nga asgje ndodhin ndryshime, ne kete moment duhet te flasim pak, ndoshta dhe nuk duhet te dilja ne konference.

Kur keni degjuar qe ne stadium neser do jete dhe Mourinho cfare keni menduar?

“Te gjithe mund te vijne, Moratti mund te ftoje kedo qe deshiron, nuk e kam aspak problem.”

Cfare mendon per denimin e Kondogbias. Do te rinovoje Nagatomo? Do te blihet Telles? Cila eshte situata e tyre?

“Telles duhet vetem te fitoje eksperience, ka mundesi te medha por per blerjen do flasim ne fund te sezonit. Nagatomo e dashuron Interin, mund te transferohej ne Angli por preferoj te qendroj. Per Kondogbian me vjen keq, po permiresohej dhe shpresoj ti ulet denimi ne 1 ndeshje.”

Cili ishte mendimi i Presidentit pas ndeshjes se Firenzes?

“Eshte e qarte qe pas nje humbjeje te gjithe jemi te merzitur, por ai ishte i qete dhe beson se ne do te arrijme vendin e trete.”

Do te jete nje ndeshje e veshtire ajo e Eder ndaj ish-skuadres se tij?

“Nuk besoj se do te ndikoj, ka dhen gjithmon maksimumin dhe pse nuk ka shenuar. Eshte serioz dhe po punon mire, kemi bere nje blerje te mire.”

Kjo gara e vendit te trete eshte e ngjashme me vitin kur nen drejtimin e City-t fituat titullin ne ndeshjen e fundit?

“Me kujtohet qe kemi fituar shume, duhet te bejme te njejten gje per te arritur vendin e trete. Skuadrat jane te ndryshme por kur rikupreohen piket objektivi eshte i njejte.”

Eshte e mundshme qe nga tre mesfushore njeri te rri ne stol?

“Nuk e di, do te therras dhe nga Primavera, kemi mundesi zgjedhjeje.”

Keni folur me Melon pas skualifikimit? Cfare mendon?

“Shpresoj te rikthehet ai i fillim-sezonit, kur ishte fondamental dhe shume i rendesishem per skuadren.”

Pyetjes se gazetarve per te treguar 5 titullaret, Mancini ne fund te konferences fton gazetaret per te pare stervitjen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.