Mancini: “Yaya Toure tek Inter? Shpresoj! Ne te ardhmen dyert per te jane te hapura”
Roberto Mancini dhe ai mendim i mrekullueshem qe te con tek Yaya Toure.
Vazhdon fushata mediatike e teknikut nga Iesi per ta sjell nje dite tek Inter, me shume mundesi ne qershor, lojtarin universal te Manchester City. Pasi e ka deklaruar ne shumicen e rrethanave, Mancini kthehet te perserise kete koncept edhe per mikrofonat e mediave angleze, duke thene keto fjale per Sky Sports:
“Yaya Toure tek ne? Shpresoj, e kam pasur 5 vite me pare tek City dhe ka qene e veshtire ta sjellim aty, ashtu si David Silva. Eshte nje lojtar fantastik dhe nese ne te ardhmen vendos te ndryshoj dhe te provoj nje eksperience ne Itali, dyert e Interit per te do te jene te hapura. Por varet, ai eshte nje lojtar i Manchester City.”