Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancio kerkon nje lider ne mbrojtje: Benatia eshte i duhuri! Ai menjehere telefonon…

Inter Club Staff

Një emër i ri për mbrojtjen zikaltër: Mehdi Benatia. Sipas la Gazzetta dello Sport, Roberto Mancini vazhdon të kërkoj përforcime me lojtarë kualitativë.

Mancio e konsideron Benatian si një lojtar përcaktues për repartin e mbrojtjes që këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar. Thuhet se Bayern Munich kërkon 22 milionë euro për ish-lojtarin e Romas: ai, Ranocchia, Vidic dhe Murillo shihen nga trajneri zikaltër si mbrojtësit qëndrorë për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja italiane zbulon një prapaskenë ku thuhet: “Benatia tashmë i ka kontaktuar disa lojtarë të Interit për t’i pyetur për ambientin dhe projektin”.

Marrëdhëniet me klubin gjerman janë mjaft të mira, gjë që është parë qartë me marrëveshjen për Shaqirin. Tani gjithçka i mbetet në dorë Thohir.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.