Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,159 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Maradona ofendon tranjerin e Argjentines prej Icardit: “Po mendon te shkoje ne Boteror? Po, ne ate…”

Maradona ofendon tranjerin e Argjentines prej Icardit: “Po mendon te shkoje ne Boteror? Po, ne ate…”
Inter Club Staff

Diego Armando Maradona vazhdon shfaqen e tij te shemtuar jashte fushave te futbollit. 

Kete nate qe lam pas, Dorados de Sinaloa, skuadra qe drejtohet nga Maradona dhe qe luan ne Liga de Ascenso, qe i bie te jete liga e dyte e Meksikes, ka fituar 2-0 ndaj rivaleve te Juarez.

Por menjehere ne konference per shtyp nuk kishte si te mungonte Maradona ‘i zakonshem’ dhe nje shfaqe tjeter e shemtuar prej tij duke ofenduar tranjerin e Argjentines.

Prapa ketyre fjaleve mendohet se eshte pikerisht Icardi dhe fakti qe tranjeri i ri i Argjentines ka filluar ta therrase vazhdimisht kapitenin e Interit.”

Ja fjalet e Maradones: 

“Ne Argjentine kemi shume tranjere te nje niveli te larte: Menotti, Gareca, Alfaro, Gallardo, Guillermo Barros, Schelotto por ne marim nje si Scaloni. Jemi ne boten e endrrave.”

“Une kam luajtur me Tata Martino tek Newell’s Old Boys dhe mund te them se eshte nje njeri shume i madh.”

“Degjoj se flitet per te dhe kombetaren e Meksikes: nuk eshte nje detyre e thjeshte por ai do te bente mire.”

Image result for maradona icardi

“Nderkohe ne andej nga anet tona kemi Scalonin: nuk eshte faji i tij qe gjendet aty. Por problemi eshte se ai mendon se mund te jete ne Boteror.”

“Mbase ka te drejte sepse ndoshta po flet per kampionatin boteror te motorciklizmit. Aty mund te jete duke blere nje bilete. Por jo si tranjer i Argjentines ne futboll.”

Fjale aspak normale ne drejtim te tranjerit te argjentines keto te Maradones.

Por po sot, ne Argjentine kane shkruar se keto fjale ne drejtim te tij kane ardhur pikerisht per faktin se ai grumbullon dhe aktivizon Icardin, nje lojtar qe Maradona ka sulmuar edhe kohe me pare:

“Icardi eshte nje turp. Edhe Benedetto eshte me i mire se Icardi, Icardi nuk di asgje. Ai di vetem te shkoje te haje buke ne shtepine e miqve dhe ti vjedhe grate atyre. Kurse Higuain eshte 10 here me i mire se Icardi.”

Keto kane qene fjalet e Maradones ne intervisten e fundit ku ka folur per Icardin. Me pak fjale. ish-lojtari me i mire ne bote nuk po kalon aspak nje gjendje normale emocionale…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.