
Marca – 20 lojtaret qe kane nderruar me shume skuadra ne karrieren e tyre: 3 Interista ne liste
Totti, Zanetti, Maldini, tre legjenda qe pervec se kane qene tre futbolliste teper te medhenj, kane qene mbi te gjitha kapitena dhe flamuj te Romes, Interit dhe Milanit.
Por sot futbolli ka ndryshuar, lojtaret-flamuj nuk ekzistojne me dhe jane shume te rralle. Ne te kundert, ata qe nderrojne skuadrat shpesh jane shume me te shumte.
Per kete ka shkruar e perditshmja spanjolle Marca, e cila ka stiluar nje liste me 20 lojtaret qe kane nderruar me shume skuadra ne karrieren e tyre.
Shume njohje te vjetra te futbollit italian ne kete liste, por mbi te gjitha 3 lojtare qe kane veshur bluzen e Interit.
Ja lista e plote me 20 lojtaret qe kane nderruar me shume skuadrat e tyre:
#20 – Samuel Eto’o – Kamerun
12 skuadra. Lojtari afrikan ka lene me shume shenje tek Barcelona dhe tek Interi. Pas transferimit nga Milano, ai shkoi tek Anzhi ne Rusi.
#19 – Andy Cole – Angli
12 skuadra. Sulmuesi anglez ka luajtur vetem ne ksuadra angleze por me shume sezone ka luajtur me bluzen e United.
#18 – Christian Vieri – Italia
12 skuadra. Sulmuesi italian ka rene me shume ne sy nga te gjitha skuadrat me bluzen e Interit, por ka lene kujtime te bukura edhe ne Spanje ku ka veshur bluzen e Atletico Madrid.
#17 – Pablo Osvaldo – Italia.
12 skuadra. Sulmuesi argjentinas i cili ka luajtur me se shumti ne Itali, ka veshur edhe bluzet e Interit, Romes, Espanyol dhe Boca.
#16 – Ade Akinbiyi – Angli
13 skuadra. Sulmues anglez i cili ka luajtur me shume ndeshje me skuadrat vendase. Nder te tjera, ka veshur fanellat e Norwich, Stoke dhe Burnley.
#15 – George Best – Irlande
13 skuadra. Legjenda e Manchester United ka luajtur edhe ne Afriken e Jugut, Amerike dhe Australi.
#14 – David Carney – Australia
13 skuadra. Sulmuesi australian ka bere karriere me shume ne Angli.
#13 – Carlos Aranda – Spanje
13 skuadra. Sulmuesi andaluzian ka luajtur gjithmone ne Spanje.
#12 – Nicolas Anelka – France
13 skuadra. Sulmuesi francez ka luajtur edhe ne skuadra te medha si Real Madrid, Chelsea dhe PSG.
#11 – Navarro Montoya – Argjentina
14 skuadra. Portieri karizmatik ka lene kujtime teper te bukura ne Spanje, sidomos tek Estremadura, Merida dhe Tenerife.
#10 – Antonio De Nigris – Meksike
14 skuadra. Sulmuesi meksikan, gjate qendrimit ne Spanje, ka veshur edhe bluzen e Villareal.
#9 – Rivaldo – Brazil
15 skuadra. Talenti brazilian ka lene shenje tek Deportivo dhe mbi te gjitha Barcelona ne Spanje. Ne Itali ka veshur edhe bluzen e Milanit.
#8 – Sasa Bjelanovic – Kroacia
17 skuadra. Sulmues kroat qe ka ndertuar karrieren e tij kryesisht ne Itali duke luajtur tek skuadra si Verona, Torino, Genvoa, Ascoli, Atalanta dhe shume te tjera.
#7 – German Carty – Peru
20 skuadra. Sulmues peruan, ka luajtur ne vende te ndryshme si Peru, Meksike, Bolivi dhe El Salvador.
#6 Adrian Czornomaz – Argjentine
20 skuadra. Sulmues ne shume skuadra argjentinase si Quilmes, Banfield dhe San Lorenzo.
#5 – Mario Jardel – Brazil
20 skuadra. Sulmues brazilian, ka fituar kepucen e arte kur luante tek Porto, skuader ku ka pasur vitet e tij me te mira si lojtar.
#4 – Steve Claridge – Angli
22 skuadra. Ky lojtar anglez ka luajtur me skuadra si Crystal Palace, Millwall apo Birmingham City.
#3 – Loco Abreu – Uruguay
24 skuadra. Sulmuesi karizmatik uruguajan ka luajtur ne shume vende te ndryshme. Gjate qendrimit te tij ne Spanje ka veshur bluzen e Deportivos dhe Real Sociedad.
#2 – Lutz Pfannenstiel – Gjermania
26 skuadra. Portieri gjerman ka luajtur ne shume vende anembane botes si Zelanda e Re, Malesia, Kanada apo Namibia. Aktualisht punon si zbulues talentesh per Hoffenheim.
#1 – John Burridge – Angli
29 skuadra, ku shume prej tyre jane angleze. Ka qene portier ne klube si Manchester City, Aston Villa dhe Newcastle.