Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

851 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca hedh bomben: “Eshte arritur marreveshja Inter-Barcelona per Lautaron: ai do te kushtoje plot…”

Marca hedh bomben: “Eshte arritur marreveshja Inter-Barcelona per Lautaron: ai do te kushtoje plot…”
Inter Club Staff

“Lautaro eshte shume afer transferimit te Barcelona? Absolutisht po. Marreveshja eshte mbyllur totalisht? Mbase jo, por eshte aferr.”

Keshtu hapet shkrimi i Marca per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez dhe ata shkruajne se tashme mungojne vetem pak detaje.

Lautaro me sa duket nuk ka dale kurre nga orbita blaugrana edhe pse ka skaduar klauzola prej 111 milione eurosh.

“Eshte gjithcka pothuajse e bere”, tregojne burime nga shume afer kesaj marreveshje, shkruan Marca.

Lautaro keshtu sipas te perditshmes spanjolle, vleresohet me rreth 120 milione euro, me shume se vete klauzola e tij.

Por Barcelona me sa duket nuk do te paguaje te gjithe shifren ne cash por do i jape Interit 70 milione euro plus dy lojtare per te kapur shifren e 120 milione eurove.

Por cfare mungon? Sipas Marca, mungojne vetem dy detaje “te vogla”.

“I pari eshte shitja e nje lojtari tjeter par Arthur qe te rregullohen bilancet ne shtepine e Barcelones.”

“I dyti eshte: vendosja e cmimit perfundimtar te shitjes se Lautaros tek Barcelona.”

“Normalisht jane per tu vendosur edhe lojtaret qe do te vijne tek Interi. Por nderkohe Lautaro nga ana e tij do te marre te Barcelona tre here me shume se 2,5 milionet e tij qe merr ne sezon. Marreveshja do te mbyllet ne gusht, pas Europa League”, e mbyll shkrimin e saj Marca.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.