Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca i bashkohet gazetes AS: “Modric, ja oferta e rinovimit nga Real. Rroga e re e barabarte me…”

Marca i bashkohet gazetes AS: “Modric, ja oferta e rinovimit nga Real. Rroga e re e barabarte me…”
Inter Club Staff

Me sa duket ne pamje  te pare, po perjetojmen nje tratative per Luka Modric qe tregohet ndryshe ne dy vende te ndryshme. 

Ne Spanje (edhe ne ditet e para kur doli lajmi nuk e pranonin se Interi ishte pas Modric) duket se sot e kane ndare mendjen se Luka Modric qendron ne Madrid.

Ne fillim gazeta AS dhe para pak minutash e perditshmja Marca, thone se Luka Modric qendron dhe do te rinovoje.

Por le te futem me ne detaje ne ate qe ka shkruar pak me pare Marca.

Sipas tyre, telenovela Modric ka nje fund te lumtur per Real Madrid sepse kroati ka pranuar qe te firmose nje kontrate te re me Realin dhe ka nderruar mendje per largimin:

“Lukita ka vendosur dhe eshte nje lajm shume i mire per madrilenet ky: ai do te qendroje dhe do te mare nje rroge pothuajse te barabarte me kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos.”

“Kjo ka qen ajo qe ka dashur Modric qe prej momentit te pare por kjo eshte edhe nje forme mirenjohje nga klubi per Modric qe ne Rusi eshte shpallur lojtari me i mire ne Boteror dhe qe e meriton nje status tjeter ne grupin madrilen.”

“Qe sot drejtuesit e Real Madrid po bejne dokumentacionin gati qe ta bejne Luka Modric te firmose sa me shpejt.”

Nderkohe, ne Itali nuk jane te se njejtes mendje dhe vazhdojne te thone se Modric nuk e ka pranuar oferten e rinovimit nga Real Madrid dhe deshiron te vije ne Milano per te veshur fanellen e Interit.

Per ti hedhur benzine zjarrit ka menduar edhe Perisic me postimi ne tij ne instagram qe ndikoi jo pak ne shkrimet e mediave.

Kush ka te drejte? Vetem koha do ta tregoje. Deri me tani ka vetem dicka te sigurt: nuk ka asgje zyrtare dhe asnje komunikim nga klubet respektive!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.